
SHBA-Zjarrfikësit janë në një fazë kritike të betejës së tyre pothuajse njëjavore kundër flakëve vdekjeprurëse të Los Anxhelosit. Të paktën 24 njerëz kanë vdekur dhe me dhjetëra banorë reziltojnë ende të zhdukur.
Ndërsa ekuipazhet luftojnë me zjarret shkatërruese në Kaliforninë jugore, imazhe të cisternave ajrore që lëshojnë pluhur të kuq dhe rozë të ndezur janë shfaqur në periferi të Los Anxhelos. Substanca që bie në sy rezistent ndaj zjarrit është tani një pamje e zakonshme në zonë, duke mbuluar rrugët, çatitë dhe automjetet.
Substanca e quajtur Phos-Chek, i cili shitet nga një kompani e quajtur Perimeter, është përdorur për të luftuar zjarret në SHBA që nga viti 1963 dhe është frenuesi kryesor afatgjatë i zjarrit i përdorur nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri.
Formula e saktë e Phos-Chek nuk dihet nga publiku, por kompania ka thënë në dosjet e mëparshme se produkti është 80% ujë, 14% kripëra të tipit pleh, 6% agjentë ngjyrues dhe frenues korrozioni. Pluhuri zakonisht spërkatet rreth një zjarri në bimësi dhe tokë që është e prirur ndaj zjarrit për të ndaluar përhapjen e flakëve në atë zonë. Sa i përket ngjyrës së saj, kompania tha se është “një ndihmë vizuale për pilotët dhe zjarrfikësit njësoj”. Pas disa ditësh ekspozimi ndaj dritës së diellit, ngjyra zbehet në tonet e tokës./ZËRI