Bota

“Nuk e di si ka mbijetuar…”, Kennedy Jr. ‘nxjerr’ zbuluar Trump: Ha hambugerë dhe pulë të skuqur krokante

"Nuk e di se si është gjallë", u shpreh sekretari i Shëndetësisë për Donald Trump

E.K
“Nuk e di si ka mbijetuar…”, Kennedy Jr. ‘nxjerr’
zakonet e ushqimit te trump

SHBA- Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr., tha se presidenti Donald Trump konsumon vazhdimisht hamburgerë, pulë të skuqur krokante dhe kola dietike.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të prezantueses së podcastit, Katie Miller, Kennedy në pyetjen "Kush ka zakonet më të pashëndetshme të të ushqyerit?", u përgjigj: "Presidenti".

Ai theksoi se Trumpi konsumon vazhdimisht hamburgerë, pulë të skuqur krokante dhe kola dietike. "Nuk e di se si ka mbijetuar", tha Kennedy.

Kennedy shtoi se gjatë periudhave kur Trumpi ndodhet në Shtëpinë e Bardhë dhe në rezidencën Mar-a-Lago në Florida, ai ushqehet më shëndetshëm, por gjatë udhëtimeve konsumon ushqime të shpejta dhe kola.

 “Nëse u dhëton me të, të krijohet ideja se ai thjesht po e mbush veten me helm gjithë ditën.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Megjithatë, sekretari Kennedy tha se pavarësisht kësaj, Trumpi ka një trup jashtëzakonisht të fortë dhe rezistent. Ndërkohë që mediat amerikani, kanë postuar një foto që është bërë virale në rrjetet sociale, pas deklaratës së sekretarit të shëndetësisë. Vetë Kennedy JR, shfaqet duke ngrënë ushqim të shpejtë, në një udhëtim me avion me presidentin amerikan, dhe Elon Musk. /ZËRI

Poll

MOS HUMB