Bota

New York Times: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion dollarë nga opozita shqiptare

Shifra të kripura dhe trajtime lukzoze ishin rezervuar vetëm për strategun amerikan Chris LaCivita, i cili drejtoi fushatën e Partisë Demokratike.

zh.ll
New York Times: Këshilltarët e Trumpit u paguan mbi 1.6 milion
chris lacivita

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) publikoi një ditë më parë raportin e shpenzimeve të partive politike gjatë fushatës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Shifra të kripura dhe trajtime lukzoze ishin rezervuar vetëm për strategun amerikan Chris LaCivita, i cili drejtoi fushatën e Partisë Demokratike. Kjo e fundit, kryeson në listën e shpenzimeve, ku vetfëm rreth 1,3 milionë euro ka paguar vetëm "arkitektin" amerikan, LaCivita. Shifra është bërë lajm edhe në mediat e huaja, ku New York Times i ka dedikuar një artikull raportit dhe ecurisë së fushatës.

Artikulli i plotë i New York Times (NYT):

Konsulentët që punuan në fushatat presidenciale të Donald J. Trump u paguan më shumë se 1.6 milionë dollarë për të këshilluar një parti opozitare konservatore shqiptare mbi strategjinë e saj për zgjedhjet parlamentare maj, sipas një raporti financiar të paraqitur të hënën.

Në raportin, të paraqitur në komisionin zgjedhor të Shqipërisë, Partia Demokratike e Shqipërisë zbuloi pagesa që arrijnë në total ekuivalentin e më shumë se 1.62 milion dollarëve për firmën konsulente të Chris LaCivita, i cili ndihmoi në menaxhimin e fushatës së zotit Trump për zgjedhjet e vitit 2024, dhe gati 65,000 dollarë për sondazhe nga firma e Tony Fabrizio, i cili ka këshilluar operacionin politik të Trump.

Partia Demokratike e Shqipërisë humbi keq në zgjedhjet e majit, pavarësisht përpjekjeve të LaCivita dhe Paul Manafort, i cili drejtoi shkurtimisht fushatën e Trump në vitin 2016, për ta pozicionuar udhëheqësin e partisë, ish-Presidentin Sali Berishë, si një lloj figure të ngjashme me Trumpin.

Pagesat, të cilat u listuan në monedhën shqiptare, ndodhën gjatë një periudhe më pak se katër muajsh, duke filluar nga mesi i shkurtit dhe duke përfunduar në fund të majit, sipas raportit.

LaCivita punoi si pjesë e një ekipi në Shqipëri me Fabrizio dhe Manafort. Marrëveshja ngre mundësinë që firma e LaCivita, Advancing Strategies, mund të ketë nënkontraktuar Fabrizio dhe Manafort, e cila është një strukturë standarde për konsulentët e fushatave. Të tre burrat i kanë ofruar shërbimet e tyre si një ekip fushatave të tjera jashtë vendit që nga fitorja e Trump vjeshtën e kaluar.

Konsulentët politikë amerikanë që fitojnë garat presidenciale në SHBA shpesh janë shumë të kërkuar në të gjithë botën dhe nuk është e pazakontë që ata të përfitojnë shumë nga fushatat e huaja .

LaCivita dhe Manafort e paraqesin Berishën si viktimë të një gjuetie shtrigash të organizuar nga rivalët vendas dhe demokratët, përfshirë megadonatorin miliarder George Soros dhe administratën e ish-Presidentit Joseph R. Biden Jr. Berisha po përballet me akuza për korrupsion në Shqipëri në lidhje me një marrëveshje pronësore, dhe në vitin 2021 ai u sanksionua nga administrata Biden për "korrupsion të konsiderueshëm", sipas një deklarate nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Ai e akuzoi z. Berishën për përvetësim të fondeve publike dhe për përdorimin e pushtetit të tij për të pasuruar aleatët dhe familjen e tij.

Pasi partia e Berishës humbi ndaj Partisë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama, LaCivita përforcoi pretendimet e Berishës se zgjedhjet ishin të manipuluara. Por, këto pretendime nuk u mbështetën nga rinumërmi i kërkar nga Partia Demokratike. 

Poll

MOS HUMB