
SHBA- Donald Trump u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk ka mbaruar me kaq! Tani "lufta" është me njerëzit që do të caktojë në administratën e tij "Trump 2.0". Emrat më të lakuar janë Elon Musk, Robert Kennedy Jr., Mike Pompeo, Mark Rubio: d.m.th. njeriu më i pasur në botë, republikanë të njohur dhe shumë nga mbështetësit e tij besnikë ka të ngjarë t'i bashkohen administratës së re të Donald Trump.
Dje, Trump njoftoi emërimin e tij të parë të madh: menaxherja e fushatës 67-vjeçare Susie ëiles do të jetë shefja e stafit të tij. Ky është një pozicion i rëndësishëm strategjik në Shtëpinë e Bardhë dhe ëiles bëhet e para grua që e merr këtë detyrë. Shefi i kabinetit të presidentit zakonisht ka shumë ndikim: ai menaxhon stafin e Shtëpisë së Bardhë, organizon orarin dhe kohën e presidentit dhe mban kontakte me agjencitë qeveritare dhe kongresmenët.
“Suzie është e ashpër, e zgjuar, novatore, e admiruar dhe e respektuar nga të gjithë,”- tha Trump.
Njerëzit që kanë punuar me ëiles thanë dje se ajo do t'i siguronte stabilitet dhe këshilla të shëndosha ndaj republikanit. Pozicioni i saj do të jetë edhe më kritik pasi Trump në mandatin e tij të mëparshëm si president i SHBA (2017-2021) ndryshoi katër shefat e stafit – një numër jashtëzakonisht i lartë – të cilët nuk arritën të menaxhonin presidentin e paparashikueshëm.
ëiles ka punuar në fushatën presidenciale të Ronald Reganit në vitin 1980 dhe ka ndihmuar Senatorin e Floridës Ron DeSandis të zgjidhet në vitin 2018. Ajo gjithashtu ka punuar në të dyja fushatat e mëparshme të Trump, në 2016 dhe 2020.
Grenell, Pompeo, Musk dhe Kennedy
Sekretari i Shtetit është fytyra e SHBA-së jashtë vendit dhe duhet të zbatojë politikën e izolimit "Amerika e para" e Trump-it, veçanërisht përballë Ukrainës, NATO-s dhe Evropës. Për këtë pozicion dëgjohet fuqishëm emri i Richard Grenell, ish-ambasador i SHBA-së në Gjermani (2018-2020). Ai ka shërbyer si Drejtor i Përkohshëm i Inteligjencës dhe i Dërguar Special për Kosovën dhe Serbinë. Përveç kësaj, Grenell mori pjesë në takimin e fundit të republikanit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.
"Për të shmangur luftën, është më mirë të kesh një bastard si diplomat", tha Trump në fillim të këtij viti, i cili është mburrur se në mandatin e tij të parë SHBA nuk është përfshirë në luftëra të reja dhe është zotuar t'i japë fund konflikteve në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.
Sipas shtypit amerikan, Grenell mund të marrë postin e këshilltarit për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, me ç'rast Marco Rubio do të bëhet sekretar i shtetit. Senatori nga Florida i tha CNN se ai është "ende i interesuar t'i shërbejë vendit".
Mike Pompeo, sekretar i shtetit në administratën e mëparshme Trump, pritet të marrë përsipër shefin e Pentagonit.
Kongresmenja republikane Elise Stefanik, një mbështetëse e vendosur e Trumpit, po konsiderohet për postin e ambasadores së SHBA në OKB, tha një burim i njohur me këtë çështje. Drejtori i CIA-s mund të jetë një ish-kongresmen ultra-konservator nga Teksasi, John Ratcliffe.
Elon Musk, i cili investoi më shumë se 100 milionë në fushatën zgjedhore të Trump, mund të marrë përsipër të riorganizojë thellësisht shtetin federal, duke marrë përsipër një ministri të "Efikasitetit të Qeverisë".
Nëse Musk dhe Trump arrijnë të ruajnë marrëdhënien e ngushtë që kanë ndërtuar, ata kanë deklaruar se dëshirojnë të shkurtojnë 2 trilionë dollarë nga buxheti i shtetit federal, i cili arrin në 7 trilionë. Por ata ende nuk e kanë specifikuar rrugën sesi do të zbatojnë planin e tyre. Nga ana e tij, Robert Kennedy Jr., nipi i presidentit të vrarë të SHBA JFK dhe një ish-kandidat i pavarur presidencial që kandidoi me Trump, mund të jetë në krye të politikave të shëndetit publik.
Një kritik i njohur i vaksinave, ai i tha NBC se "nuk do të privojë askënd nga vaksinat", por shtoi se amerikanët duhet të jenë në gjendje "të vendosin vetë". Jared Kushner, dhëndri i Trump, nuk do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, raportoi sot Financial Times, por ai mund të këshillojë të dërguarin e ri për politikën e tij në Lindjen e Mesme./ZËRI