
GAZA- Disa porosi të lëna nga liderit i vrarë i Hamasit Yahya Sinwar janë publikuar nga gazeta palestineze “Al-Quds”. Sipas porosive, të shkruar me dorë në një bllok, Sinwar lë udhëzime për anëtarët e Hamasit sesi të trajtojnë situatën me pengjet në mënyrë që të përfitojnë më shumë prej tyre. Në një faqe, ai ka shkruajtur emrat, gjininë, moshën e tyre dhe gjendjen shëndetësore.
Gjithashtu, ai ka shkruar disa sure, që përkthehet si; Nëse i merrni peng pasi u keni shkaktuar viktima të rënda, atëherë ose do t’u bëni atyre një nder duke i liruar nga robëria pa kompensim ose shpërblesë, ose do të shpërbleheni duke i mbajtur në këmbim derisa t’i lironi. Ai shkruan se duhet të kujdesen për jetën e tyre, pasi ata janë një “plaçkë pazari” në duart e tyre.
“Detyra e lirimit të robërve tanë mund të kryhet vetëm duke mbrojtur robërit e armikut, dhe shpërblimi i robërve tanë është për të mirën e muxhahedinëve,”- shton Sinwar.
Ndërsa, për pengjet femra ai ka përgatitur një listë veçantë, ku shkruan emrat e tyre, moshën, origjinën dhe profesionin:
1- Nili Eliyahu Margalit, 41 vjeçe, infermiere
2- Tamar Shalom Metzger, 78 vjeçe
3- Raymond Nahum Kirscht, 36 vjeçe
4- Elena Julian Turbanov, 50 vjeçe, ruse
5- Noraline Babdella, 60 vjeçe, Filipine/Izraelite
6 – Irina Tatem, 73, ruse
7 – Bethlehem Yehuda, 49 vjeçe, amerikan
8- Merav Ben Yamin Tal, 53 vjeçe
9 – Armiku i Mordekait është një e burgosur 75-vjeçare
10 – Ophelia Rothman, 77 vjeçe
11 – Detiza Hyman, 84 vjeçe
Udhëheqësi i Hamasit, Yayha Sinwar thuhet se është vrarë aksidentalisht. Sipas mediave izraelite, sulmi në zonën ku ai dyshohet se ndodhej, u krye të mërkurën dhe ushtria izraelite që vepronte atje, nuk e dinte që Sinwar ndodhej në godinë. Por kur ushtarët inspektuan rrënojat, thuhet se vunë re se njëri prej trupave dukej shumë si Sinwar. Pas analizave të ADN-së u provua se i vdekur ishte Sinwar.
Së fundmi, u zbulua se lideri i Hamasit ishte një prej arkitektëve kryesorë të sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë. Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran. Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë. /ZËRI