Bota

Media holandeze: Pse liderët e NATO-s nuk e përmendin Shqipërinë si organizatore të samitit të ardhshëm

Në shkrimi thuhet se NATO ka ndaluar së përmenduri Shqipërinë si vendin pritës të samitit që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

l.k
Media holandeze: Pse liderët e NATO-s nuk e përmendin
Liderët botërorë gjatë Samitit të NATO-s në Ankara

TIRANË- Agjencia holandeze e lajmeve ANP i ka kushtuar një artikull mbledhjes së ardhshme të Samitit të NATO-s, duke e lidhur me Shqipërinë. Në shkrim thuhet se NATO ka ndaluar së përmenduri Shqipërinë si vendin pritës të samitit që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

Sipas ANP-së kjo lëvizje është sinjal paralajmërim diplomatik ndaj Tiranës, për shkak të mosrespektimit të angazhimeve për shpenzimet në mbrojtje, pasi vendi nuk kishte arritur të përmbushte objektivin minimal prej 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama konfirmoi nga Ankaraja se Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë, duke përforcuar deklaratën e bërë më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Artikulli i plotë:

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s, gjatë samitit të tyre në Turqi, nuk e përmendën më Shqipërinë si vendin pritës të samitit të ardhshëm. Kjo shihet si një paralajmërim se vendi i vogël anëtar i NATO-s nuk mund të vazhdojë të shpenzojë për mbrojtjen më pak sesa është rënë dakord, thanë diplomatët.

Shqipëria ishte caktuar vitin e kaluar në Hagë si shteti i radhës anëtar që do të mirëpriste udhëheqësit e aleancës. Por vendi ballkanik nuk e kishte respektuar vitin e kaluar marrëveshjen e mëparshme për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen, ndërkohë që vendet e NATO-s kishin rënë tashmë dakord ta rrisnin ndjeshëm këtë prag minimal.

Edhe në vitin 2026 dukej se Shqipëria nuk do ta përmbushte këtë angazhim. Megjithatë, falë angazhimeve të reja të marra në momentin e fundit, sipas NATO-s, vendi ka shumë të ngjarë që këtë vit ta kalojë pragun prej 2 për qind.

Sipas diplomatëve të lartë, Shqipëria nuk duhet të shqetësohet menjëherë. Bëhet fjalë kryesisht për rritjen e presionit ndaj saj. Për sa kohë që nuk është caktuar një vend tjetër pritës, marrëveshja e arritur në Hagë do të mbetet ende në fuqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB