Bota

Shfaqje me traktor të artë në Shtëpinë e Bardhë, Trump prezanton platformën “OnlyFarms”

Trump zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku rreth 800 fermerë dhe blegtorë, shumë prej tyre me kapele kaubojsh, morën pjesë në mbledhjen simbolike.

I.F
Shfaqje me traktor të artë në Shtëpinë e Bardhë,
Traktori

WASHINGTON- Shtëpia e Bardhë ka zbuluar një iniciativë të re digjitale të quajtur “OnlyFarms”, që synon të mbështesë fermerët amerikanë në një periudhë presioni ekonomik. Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit bujqësor, presidenti Donald Trump njoftoi masa shtesë në mbështetje të prodhuesve, përveç paketës së ndihmës prej 12 miliardë dollarësh të shpallur pak ditë më parë.

Trump zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku rreth 800 fermerë dhe blegtorë, shumë prej tyre me kapele kaubojsh, morën pjesë në mbledhjen simbolike. Në kopsht ishin parkuar disa traktorë, ndërsa një traktor i artë tërhoqi vëmendjen kryesore.

Duke komentuar mbi këtë detaj, Trump tha se dikush mendoi për të.

“Është një traktor i bukur. Është një traktor i artë. Dikush më kishte mua në mendje”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Presidenti amerikan iu drejtua të pranishmëve duke theksuar mbështetjen e tij ndaj komunitetit rural.

“Ju votuat për mua. Nuk do ta harroj kurrë këtë”, deklaroi ai.

Platforma “OnlyFarms”, emri i së cilës të kujton OnlyFans, u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta satirike dhe komente humoristike. Iniciativa shihet si një lëvizje politike për të forcuar lidhjet me votuesit ruralë dhe sektorin bujqësor, në një kohë kur fermerët përballen me rritje të kostove të prodhimit, si karburanti dhe plehrat kimike, si dhe pasiguri në tregtinë ndërkombëtare.

Përmes kësaj platforme, administrata synon të krijojë një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me fermerët dhe të theksojë masa mbështetëse si lehtësimi i taksave dhe reduktimi i barrës financiare për sektorin bujqësor./ZËRI

Poll

MOS HUMB