SHBA- Mijëra njerëz u mblodhën sot në stadiumin State Farm në Arizona për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të Charlie Kirk. Ceremonia përkujtimore u mbajt me masa të forta sigurie, e ngjashme me atë të Super Boël. Sipas mediave amerikane më shumë se 100 mijë njerëz morën pjesë për funeralin e tij. Në funeral shkoi edhe presidenti amerikan amerikan Donald Trump, zëvendëspresidenti JD Vance dhe e veja e Kirk, Erika.
View this post on Instagram
Një prani e lartë e sigurie ishte në stadium me mbizotërimin e Shërbimit Sekret të SHBA-ve. Ndërkohë ditën e djeshme, në ambientet e stadiumit u arrestua një person i armatosur me thikë dhe i maskuar si oficer policie. Sipas autoriteteve, i arrestuari është identifikuar si 42-vjeçari Joshua Runkles, i cili u ndalua pas sjelljeve të tij të dyshimta.
Ky i fundit, një mbështetës i flaktë i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u vra gjatë një eventi ku ai mori pjesë në Universitetin Utah Valley, teksa po fliste para një turme prej 3,000 personash, kryesisht studentë kolegji. 22-vjeçari Tyler Robinson akuzohet për vrasjen e e Kirk për të cilin prokurorët thanë se do kërkojnë dënimin me vdekje.
Kirk themeloi Turning Point USA në vitin 2012, në moshën 18 vjeç, për të organizuar konservatorët e rinj. Gjatë 13 viteve, ai e transformoi atë në një organizatë të fuqishme të krahut të djathtë me një shtrirje të thellë në shkollat e mesme, kolegjet dhe rrjetet sociale. Të enjten, bordi njoftoi se Erika Kirk u zgjodh unanimisht për të pasuar bashkëshortin e saj si CEO dhe kryetare e bordit të drejtorëve të Turning Point./ZËRI