Bota

Mbërrin në banesën e fundit trupi i pajetë i Papa Françeskut

Ai do të jetë Papa i parë që do të varroset jashtë Vatikanit në më shumë se një shekull.

F.I
Mbërrin në banesën e fundit trupi i pajetë i Papa
arkëmorti

ITALI-Arkëmorti i kreut të Kishës Katolike mbërriti nga Bazilika Shën Pjetri në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku do varroset, ndërsa qindra mijëra besimtarë ishin të pozicionuar në trotuaret e rrugëve ku kaloi kortezhi.

Në vend të shkëlqimit të Vatikanit, Papa Françesku ka zgjedhur të varroset në Bazilikën e Romës di Santa Maria Maggiore. Ai do të jetë Papa i parë që do të varroset jashtë Vatikanit në më shumë se një shekull.

Ati i Shenjtë do të prehet në bazilikën Santa Maria Maggiore. Ai është Papa i parë që nga Leo XIII, i cili vdiq në vitin 1903, që varroset jashtë Vatikanit. Sa herë që Françesku kthehej në Romë pas një udhëtimi jashtë vendit, ai gjithmonë vizitonte Santa Maria Maggiore./ZËRI

Poll

MOS HUMB