Bota

Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për vrasjen e CEO-s së kompanisë së sigurimeve

Autoritetet thonë se ai e kishte planifikuar prej muajsh vrasjen, nxitur nga urrejtja për industrinë e sigurimeve shëndetësore dhe drejtuesit e pasur të korporatave.

F.I
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për vrasjen e CEO-s së
Luigi Mangione

SHBA-Luigi Mangione, i akuzuar për vrasjen e shefit ekzekutiv të UnitedHealthCare, Brian Thompson, është deklaruar i pafajshëm për akuzat për vrasje dhe terrorizëm në shtetin e New York-ut. CNN shkruan se 26-vjeçari doli në gjykatë të hënën për 11 akuza penale shtetërore, duke përfshirë vrasjen në një krim terrorizmi.

Thompson, u qëllua për vdekje më 4 dhjetor, jashtë një hoteli në qendër të Manhatanit, ku kompania ishte mbledhur për një konferencë. Aktpadia përmban 11 akuza, përfshirë vrasje të shkallës së parë dhe vrasje si një akt terrorizmi. Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai do të përballet me një dënim të detyrueshëm me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.

Prokurorët federalë kanë akuzuar gjithashtu Mangione për përdorimin e një arme zjarri për të kryer vrasje dhe përndjekje ndërshtetërore që rezultoi në vdekje. Të dyja akuzat mund ta çojnë atë në dënim me vdekje. Ai ende nuk është deklaruar për këto akuza.

Ndërsa vrasja është dënuar gjerësisht, Luigi Mangione është vlerësuar si një hero popullor nga disa amerikanë, të cilët dënojnë kostot e larta të kujdesit shëndetësor dhe fuqinë që kanë kompanitë e sigurimeve, për të mohuar pagesat për disa trajtime mjekësore. Pak ditë më parë Mangione u ekstradua në Nju Jork me helikopter dhe ndërsa zbriti në Manhatan u shoqërua nga një numër i madh oficerësh policie. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams.

Autoritetet thonë se ai e kishte planifikuar prej muajsh vrasjen, nxitur nga urrejtja për industrinë e sigurimeve shëndetësore dhe drejtuesit e pasur të korporatave.

Sipas aktpadisë federale, policia e Altonës ka gjetur një bllok që dyshohet se i përket Luigi Mangione, i cili përmban disa faqe të shkruara me dorë “ku shprehet zemërimi ndaj industrisë së sigurimeve shëndetësore dhe në veçanti, ndaj drejtuesve pasur të saj”. Policia i gjeti të dyshuarit edhe një letër drejtuar “agjentëve federalë” ku thuhej: “Nuk kam punuar me askënd”, sipas aktpadisë.

Brian Thompson, 50 vjeç, u qëllua për vdekje jashtë një hoteli në Manhattan. Luigi Mangione, i cili dukej se priste viktimën përpara se ta qëllonte në shpinë, iku dhe hipi me biçikletë në Central Park. Pamjet e ÇTV-së e kapën atë duke u larguar nga parku dhe duke hipur në një taksi dhe më pas gjurmët e tij u zhdukën./ZËRI

Poll

MOS HUMB