Bota

“Largohu se do të vrasë edhe ty!" Familjarët rrëfejnë detaje nga krimi i rëndë me 3 viktima në Podujevë

Më tej, ka shtuar se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për marrëdhënien që Ardita Gashi, 31-vjeçare, kishte me Ilaz Brahimin, 45 vjeç nga Obiliqi.

I.F
“Largohu se do të vrasë edhe ty!" Familjarët
Ardita Gashi dhe Ilaz Brahimi

PODUJEVË- Të tjera detaje janë zbuluar nga krimi i rëndë i ndodhur në Podujevë mbrëmjen e djeshme, ku u shënuan tre viktima. Një prej anëtarëve të familjes së autores, Ardita Gashi, ka folur në mënyrë anonime për atë ngjarjen e rëndë.

Teksa ka folur për Klan Kosova, ai ka mohur disa nga informacionet që janë shperndare, duke theksuar se familja e tyre nuk ka pasur kurrë konflikte me askënd. Më tej, ka shtuar se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për marrëdhënien që Ardita Gashi, 31-vjeçare, kishte me Ilaz Brahimin, 45 vjeç nga Obiliqi.

Sipas familjarit, ngjarja ka ndodhur në mënyrë të papritur. Ai ka treguar se pas incidentit të parë, autorja u është afruar pjesëtarëve të tjerë të familjes. Ai ka sqaruar gjithashtu se arma e përdorur ishte një pistoletë, duke mohuar pretendimet se Ardita kishte përdorur një armë automatike kundër Ilaz Brahimit dhe gruas së xhaxhait.

“Pasi qëlloi atë djalin, ajo shkoi tek nusja e xhaxhait. Ajo ishte bashkë me nusen e djalit dhe tre fëmijët. Ardita iu tha të dilnin jashtë sepse kishte diçka për të biseduar me nusen e xhaxhait. Sapo dolën, dëgjuam të shtëna. Ne ikëm menjëherë, por ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur vëllai tentoi të hynte, ajo drejtoi armën ndaj vetes dhe i tha ‘largohu, se do të të vras edhe ty’”, ka treguar familjari.

Motivet e ngjarjes së rëndë ende nuk janë zbardhur, ndërsa paraprakisht dyshohet se autorja ka pasur një lidhje dashurie me 45-vjeçarin që mbeti i vdekur. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale relevante për rastin. Sipas prokurorisë, motivi i rastit ende nuk është i njohur, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjares. /ZËRI

Poll

MOS HUMB