Bota

Kryeministri izraelit: Fitorja ndaj Iranit hap dyer të tjera për paqe

Kryeministri tha se tani ekziston një "dritare mundësie" për të mposhtur Hamasin

F.I
Kryeministri izraelit: Fitorja ndaj Iranit hap dyer të tjera për paqe
Benjamin Netanyahu

SHBA-Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar sërish për fitoren ndaj Iranit, duke u shprehur se armëpushimi krijon mundësi të reja për marrëveshje paqeje që Izraeli nuk duhet t’i lërë pa u shfrytëzuar.

“Fitorja” e Izraelit kundër Iranit ofron mundësi për një “zgjerim dramatik të marrëveshjeve të paqes. Ne luftuam me trimëri kundër Iranit dhe arritëm një fitore të madhe. Kjo fitore hap derën për një zgjerim dramatik të marrëveshjeve të paqes,"-shprehet Netanyahu.

Kryeministri tha se tani ekziston një "dritare mundësie" për të mposhtur Hamasin dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen aktualisht nga grupi terrorist në Rripin e Gazës.

“Së bashku me lirimin e pengjeve dhe mposhtjen e Hamasit , ekziston një dritare mundësie që nuk duhet humbur. Nuk mund të humbasim asnjë ditë të vetme”, shtoi ai.

Poll

MOS HUMB