Bota

Kriza në Kosovë/ Kurti: Mandati i ri nuk fillon! Vazhdojmë drejt zgjedhjeve të reja! 

Prej disa javësh, Kosova është në krizë. Sot, Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të zgjedhë qeverinë e re të Kosovës me mandatar Albin Kurtin

f.g
Kriza në Kosovë/ Kurti: Mandati i ri nuk fillon! Vazhdojmë drejt
Albin Kurti, kryetar i LVV

KOSOVE- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaron se Kosova do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare. Kurti ka shpjeguar në rrjetet sociale se në Kuvend u dështua të zgjidhej qeveria e re e propozuar prej tij. 

“Falenderoj të gjithë deputetët që mbështetën propozimin për kabinetin e ri qeveritar dhe qytetarët për përkrahjen. Meqë 56 vota ishin PËR, 52 KUNDËR dhe 4 ABSTENIME, nuk mund të fillojë ende mandati ynë i ri. Ndërkohë vazhdojmë si qeveri në detyrë drejt zgjedhjeve të reja parlamentare”, shkroi ai.

 

Prej disa javësh, Kosova është në krizë. Sot, Kuvendi i Kosovës, i mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, nuk arriti të zgjedhë qeverinë e re të Kosovës me mandatar Albin Kurtin. Kryeministri që qeverisi në Kosovë për më shumë se katër vjet, mori vetëm 56 vota nga 120 deputetë që ka parlamenti i Kosovës. Kurtit i duheshin të paktën 61 vota, si minimumi i nevojshëm. 52 deputetë të partive të deritashme opozitare votuan kundër, ndërsa 4 abstenuan. Kushtetuta e Kosovës përcakton që, nëse përbërja e propozuar e qeverisë së re nuk e merr shumicën e nevojshme të deputetëve, presidentja e Kosovës duhet të emërojë një mandatar të dytë për të krijuar qeverinë brenda dhjetë ditësh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB