VW gjendet në krizë dhe tani po pret rezultatet e negociatave. Fitimet po bien, kërcënon mundësia e pushimit nga puna të punëtorëve. Çfarë po bën politika?
Termi "Zeitenwende" (pika e kthesës) është aktualisht në trend. Ai u përdor nga kancelari federal Olaf Scholzpër të përshkruar sfidat e reja të politikës së sigurisë, me të cilat u përball Gjermaniapas sulmit rus në Ukrainë. Por sot përdoret gjithashtu në kontekste të tjera. Politika ekonomike dhe Volkswagen është një shembull i jashtëzakonshëm i sfidave aktuale.
Industria gjermane e automjeteve është në telashe për shkak të humbjes në rritje të rëndësisë së motorëve me djegie në tregjet kryesore (SHBA, Kinë, Evropë) dhe kalimit në prodhimin e makinave elektrike.
Elektromobiliteti po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Studimi i fundit i firmës konsulente PricewaterhouseCoopers (PwC) thotë se numri i regjistrimeve të automjeteve me bateri (BEV) do të rritet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Vëzhguesit e tregut nga Frankfurti tregojnë se cilat modele janë aktualisht të suksesshme e cilat jo. Nga perspektiva gjermane, kjo është shqetësuese: Modeli Y i Teslës është deri tani makina më e shitur në tregjet kryesore. Modelet e VW janë shumë prapa.

Politikanët dhe VW
Thirrja tek "politika” është gjithnjë e zëshme kur kompanitë kërkojnë kushte më të favorshme për të bërë biznes. Në rastin e Volkswagen-it, kjo thirrje ka një peshë të veçantë sepse në këtë krizë është e përfshirë edhe politika.
Volkswagen është themeluar në vitin 1938 si një ndërmarrje shtetërore dhe kurrë nuk është pavarësuar tërësisht, as pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore dhe rifillimit të prodhimit. Kryeministri i Saksonisë së Poshtme, ku ndodhet selia në qytetin Wolfsburg, është anëtar i bordit mbikëqyrës të këtij koncerni.
Kryeministri Stephan Weil (Partia Socialdemokrate) gjendet në një rol të dyfishtë - ai kërkon "zgjidhje alternative" dhe kërkon që politika të kontribuojë më shumë, për shembull me futjen e stimujve të rinj për blerjen e makinave elektrike dhe lehtësime të tjera nga BE.
Në nivel federal, asgjë nuk është bërë deri më tani për të ndryshuar kushtet e kornizës ekonomike, thotë drejtori i Zyrës së institutit amerikan gjerman Marshall Fund, në Berlin, Sudha David-Wilp. Në një intervistë për DW shton se vështirësitë ekonomike të Gjermanisë kërkojnë reforma të guximshme dhe të dhimbshme, por të nevojshme.
"Vitet nën udhëheqjen e zonjës Merkel ishin mjaft komode për Gjermaninë. Vendi kaloi edhe pandeminë COVID-19. Por tani nevojiten reforma", saktësoi David-Wilp. Por partitë tradicionale kanë frikë nga rritja e populistëve, dhe ky është një problem serioz.
Për Volkswagen, situata ndërlikohet edhe më tje nga fakti se politika e Berlinit nuk ndjek një kurs të qëndrueshëm në promovimin e makinave elektrike. Partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP nuk kanë një politikë të përbashkët të menaxhmentit të VW-së.
Kriza e përgjithshme ekonomike
Por kriza në Volkswagen është vetëm një pjesë e një krize shumë më të gjerë. Ish-presidenti i institutit, Ifo Hans-Werner Sinn beson se "Volkswagen është vetëm viktimë e e-mobilitetit, kufizimit të motorëve me djegie në BE dhe kostove të larta të energjisë në Gjermani”.
Edhe Franziska Palmas, ekonomiste në kompaninë londineze Capital Economics, thotë për DW se "VW është simptomatike e krizës më të gjerë të industrisë gjermane, që shihet nga rënia e prodhimit prej rreth dhjetë për qind në korrik, në krahasim me fillimin e vitit 2023.
"Volkswagen është një simbol i suksesit të ekonomisë gjermane në 90 vite" tha Carsten Brzeski për DW. Por tani VW simbolizon një krizë: "Problemet e VW duhet të jenë një thirrje zgjimi përfundimtar për politikanët gjermanë për ta bërë vendin më tërheqës për investime."/DW