Bota

KAOS dhe TYM në Kuvendin serb/ Brnabiç nxjerr fotot e mediave shqiptare: Një deputete ka pësuar goditje në tru!

Nga kaosi në sallë, të paktën tre deputetë janë lënduar, madje një prej tyre po lufton me vdekjen. Deputetja Jasmina Obradoviç është dërguar në spital me ambulancë.

k.m.
KAOS dhe TYM në Kuvendin serb/ Brnabiç nxjerr fotot e mediave
Pamje nga Kuvendi

BEOGRAD- Kaos dhe të lënduar në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme, deputetët e opozitës kanë ndezur flakadanë dhe tymeuese në sallën e Kuvendit, duke shkaktuar kaos. Nga kaosi në sallë, të paktën tre deputetë janë lënduar, madje një prej tyre po lufton me vdekjen. Deputetja Jasmina Obradoviç është dërguar në spital me ambulancë. Lajmin e bëri me dije kryeparlamentarja, Ana Brnabiç, e cila lajmëroi se kolegia ka pësuar goditje në tru dhe aktualisht i rrezikohet jeta. 

Edhe mediat serbe kanë nxjerrë foto të saj të shtrirë në tokë dhe duke u marrë me karrocë për në spital. 

KAOS dhe TYM në Kuvendin serb/ Brnabiç nxjerr fotot e mediave
Jasmina Obradoviç

"Ajo po lufton për jetën në këtë moment për shkak të asaj që keni bërë. Është pa ndjenja,"- tha Brnabiç.

KAOS dhe TYM në Kuvendin serb/ Brnabiç nxjerr fotot e mediave
Jasmina Obradoviç

Mjekët i kanë ofruar ndihmë edhe deputetes shtatzënë të SNS-së, Sonja Iliç nga Graçanica, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë. Ajo u ndje keq nga gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e opozitës, ndaj edhe i kanë bërë menjëherë serum në një prej sallave të Kuvendit. Ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e saj shëndetësore dhe të foshnjës. 

KAOS dhe TYM në Kuvendin serb/ Brnabiç nxjerr fotot e mediave

Në një moment, kryeparlamentarja mban në duar titujt e mediave shqiptare që kanë transmetuar atë që po ndodh në Serbi.

KAOS dhe TYM në Kuvendin serb/ Brnabiç nxjerr fotot e mediave
Ana Brnabiç

"Jeni heronj në mediat shqiptare. Jeni heronj të Albin Kurtit. Ne po luftojmë për ta shpëtuar Sonja Iliçin dhe foshnjën e saj. I lënduat duke përdorur metodat terroriste të Kurtit. Ju hodhët atë gaz lotsjellës mbi të gjithë qytetarët e Serbisë,”- shtoi kryeparlamentarja.

Ndërkohë paralelisht, para Kuvendit të Serbisë, në kryqëzimin Knez Millosh dhe Bulevar Kralja Aleksandra, po zhvillohet protesta e studentëve të Fakultetit Juridik.

Kërkesat e studentëve

Kërkesat e studentëve për ndalimin e bllokadave përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024. Ata gjithashtu kërkojnë që sulmuesit e demonstruesve nëpër Serbi, gjatë protestave që pasuan aksidentin, të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale.

Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet. Brnabiç tha më herët se është arritur marrëveshje me përfaqësuesit e të gjitha universiteteve shtetërore për ndryshime në Ligjin për Arsimin e Lartë dhe se me këtë do të përmbushet kjo kërkesë e studentëve.

Qeveria pretendon se janë plotësuar edhe kërkesat e tjera të studentëve. Studentët thonë se bllokadat dhe protestat e tyre do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë plotësuar ose jo./ZËRI

Poll

MOS HUMB