Bota

Joe Biden me kancer, a u diagnostikua që kur ishte në Shtëpinë e Bardhë? Flet zëdhënësi

Ndërkaq një tjetër reagim erdhi nga zëdhënësi i Joe Biden, i cili tha se ish-presidenti nuk ishte diagnostikuar kurrë më parë me sëmundjen e rëndë.

k.m.
Joe Biden me kancer, a u diagnostikua që kur ishte në
Joe Biden

SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Joe Biden pak ditë më parë u diagnostikua me kancer në prostatë, lajm që shkaktoi shumë bujë dhe reagime sidomos nga ana e pasuesit të tij, Donald Trump. Sipas këtij të fundit, Joe Biden nuk ka qenë transparent me qytetarët amerikanë gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, duke fshehur sëmundjen me të cilën vuan. Ndërkaq një tjetër reagim erdhi nga zëdhënësi i Joe Biden, i cili tha se ish-presidenti nuk ishte diagnostikuar kurrë më parë, edhe pse kemi të bëjmë në një fazë të avancuar të kancerit pasi kanceri i ka prekur dhe kockat. Sipas tij, Joe Biden nuk kishte bërë një test gjaku për kancerin e prostatës për 11 vjet.

“Testi i fundit i njohur i Presidentit Biden për PSA-në (antigjenin specifik të prostatës) ishte në vitin 2014. Përpara të premtes, ai nuk ishte diagnostikuar kurrë me kancer të prostatës”, tha zëdhënësi (i cili nuk u identifikua me emër) për "Fox News".

Megjithatë, lajmi gjeneroi një shkallë mosbesimi në një sektor të politikës dhe shoqërisë amerikane që, që gjatë fushatës, kishte vënë në pikëpyetje shëndetin dhe aftësinë e ish-Presidentit për të shërbyer në detyrë. Një nga zërat kryesorë në këtë drejtim ishte Presidenti aktual Donald Trump, i cili kritikoi mungesën e informacionit të mëparshëm në lidhje me kancerin, duke sugjeruar se lajmi ishte marrë vesh prej kohësh.

"Pse ka zgjatur kaq shumë? Mund të duhen vite për të arritur atë nivel rreziku. Është një situatë shumë, shumë e trishtueshme. Ndihem shumë keq për këtë dhe mendoj se njerëzit duhet të përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur. Dikush nuk po i raporton faktet. Mendoj se dikush do të duhet të flasë me mjekun e tij, nëse është i njëjti mjek, apo edhe nëse janë mjekë të ndryshëm,"- tha ai një ditë më parë gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht kësaj, përtej komenteve të tij të fundit, republikani shprehu trishtim për diagnozën e Bidenit të dielën e kaluar dhe i uroi atij shërim të shpejtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB