Bota

Izraeli thotë se udhëheqësi suprem i Iranit 'nuk mund të lejohet më të ekzistojë'

Israel Katz u tha gazetarëve në Holon pranë Tel Avivit se një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë.

f.g
Izraeli thotë se udhëheqësi suprem i Iranit 'nuk mund
Spitali i sulmuar nga iranianët

IZRAEL- Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të enjten se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, "nuk mund të lejohet më të ekzistojë" pasi spitali Soroka në Izraelin jugor u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, raporton Agence France-Presse (AFP).

Israel Katz u tha gazetarëve në Holon pranë Tel Avivit: Khamei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet - ai personalisht jep urdhrin për të qëlluar spitalet. Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë.

Sulmet vijonë në ditën e shtatë të konfliktit. Nga raketat balistike të lëshuara nga Irani u godit një spital në qytetin jugor izraelit të Be'er-Sheva. Zëdhënësja e Qendrës Mjekësore Soroka deklaroi se po vlerësojnë shkallën e dëmeve dhe numrin e të plagosurve. Ndërkohë, pas goditjes nga raketa, spitali është evakuuar pasi dyshohet për një rrjedhje substancash të rrezikshme në katin e sipërm të ndërtesës dhe policia ka filluar evakuimin dhe largimin e njerëzve nga zona. Izraeli ka paralajmëruar hakmarrje, pas sulmit./ZËRI

Poll

MOS HUMB