
INDI- Një avion i "Air India" me 242 pasagjerë në bord u rrëzua në aeroportin e qytetit Ahmedabad të Indisë perëndimore. Deri tani janë nxjerrë 30 trupa të pajetë, ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën. Shefi i policisë në Ahmedabad thotë se nuk ka gjasa të ketë të mbijetuar
Aeroplani ishte nisur për në Angli, por në rrethana që janë ende të paqarta, u rrëzua gjatë ngritjes. Sipas IndiaToday, në bordin e avionit ndodheshin 242 persona, nga të cilët 230 ishin pasagjerë dhe 12 ishin anëtarë të ekuipazhit.
E njëjta media raporton se destinacioni i fluturimit ishte aeroporti 'Gatwick' i Londrës. Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë pamjet e para nga aksidenti ku mbizotëron tymi i zi dhe pasagjerët që transportohen me barrela dhe ambulanca për në spital.
PAMJET NGA INDIA:
View this post on Instagram
Në bord ishin 242 persona, 169 pasagjerë indianë, 53 britanikë, një kanadez dhe 7 portugezë. Mes tyre kishte 11 fëmijë.
Avioni kishte shumë orë fluturimi dhe nuk ishin hasur probleme mekanikë apo teknike, por hetimet do zbulojnë se çfarë ndodhi. Piloti ishte me eksperiencë, mbi 8 mijë orë fluturimi, kurse bashkëpiloti me mbi 1 mijë orë. Nga hetimet e deritanishme konfirmohet se piloti i avionit, me eksperiencë të gjatë në fluturime, ka dhënë sinjalin SOS pak sekonda para rënies mbi një konvikt studentësh të mjekësisë. Mjeti fluturues mori një lartësi rreth 200 metra, por më pas humbi kontrollin dhe ra mbi zonën ku kishte shtëpi dhe pallate banimi, duke shpërthyer gjithçka në re të mëdhaja tymi dhe flakësh.
Aktualisht nuk ka konfirmim zyrtar për viktima. Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) pritet të nisë një hetim formal, së bashku me një ekip teknik nga Boeing./ZËRI