Bota

I dënuar me 1 VIT burg/ Dodik bën çdo gjë t'i shpëtojë arrestimit, arratiset në Serbi

Urdhri i arrestit, i cili aktualisht është i vlefshëm për territorin e Bosnjë-Hercegovinës, detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodik, Vishkoviç dhe Stevandiç. P

k.m.
I dënuar me 1 VIT burg/ Dodik bën çdo gjë t'i
Milorad Dodik

BEOGRAD- Arratiset për në Serbi, presidenti Milorad Dodik! Policia kufitare e Bosnje-Herzegovinës ka nisur hetimet për të zbuluar sesi Milorad Dodik ia arriti që të kalonte kufirin për në Serbi, pavarësisht se ndaj tij është prerë një urdhër-arresti.

Sipas mediave serbe, Dodik është parë në Beograd, por ky detaj ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Gjykata e BeH urdhëroi paraburgimin dhe lëshoi ​​një urdhër arresti për Dodikun, si dhe për kryeministrin e Republikës Srpska, Radovan Vishkoviç dhe kryetarin e Parlamentit të entitetit, Nenad Stevandiç. Kjo për shkak se refuzuan që t'i përgjigjen thirrjeve për marrje në pyetje.

Urdhri i arrestit, i cili aktualisht është i vlefshëm për territorin e Bosnjë-Hercegovinës, detyron të gjitha agjencitë policore në atë vend që të arrestojnë Dodik, Vishkoviç dhe Stevandiç. Por pavarësisht urdhër-arrestit, Dodik disi arriti të kalonte kufirin pa pengesa të hënën dhe të shfaqej në Beograd, përkrah presidentit serb Aleksandër Vuçiç, në një tubim të organizuar nga qeveria e tij për të shënuar përvjetorin e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur genocidin e shqiptarëve në Kosovë.

Policia Kufitare e BiH-së konfirmoi të martën se drejtori i saj Mirko Kupresakoviç urdhëroi një hetim për të zbuluar se si presidenti i "Republika Serbska", Milorad Dodik kaloi kufirin për në Serbi, ndaj edhe deklaroi se po merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur kufirin shtetëror. Megjithatë, Policia Kufitare e BiH-së ka vite që ka mungesë të personelit dhe mungesë të pajisjeve. Shërbimit aktualisht i mungojnë më shumë se 500 policë kufitarë, kështu që kufiri tani teorikisht kontrollohet nga një polic për çdo 40 deri në 50 kilometra të vijës kufitare.

Ndaj edhe mediat në BeH spekulojnë se Dodik ndoshta ka përfituar nga ky fakt dhe ka kaluar kufirin me Serbinë përmes një prej kalimeve të shumta të paligjshme për të shmangur rrezikun e arrestimit.

Presidenti i Republikës Srpska u dënua më 26 shkurt me 1 vit burg dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar detyrën e presidenti për 6 vjet, pasi refuzoi të zbatonte direktivat e përfaqësuesit të lartë Christian Schmidt. Vendimi nuk është përfundimtar dhe Dodik mund ta apelojë atë. Dodik akuzohet për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshme dy ligje jokushtetuese të Republikës Srpska, të cilat më parë ishin shfuqizuar nga Përfaqësuesi i Lartë.

Bëhet fjalë për ligjet mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës, dhe moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e Republika Srpskas. Llukiç akuzohej për publikimin e këtyre ligjeve dhe dekreteve në Gazetën Zyrtare të Republikës Srpska./ZËRI

Poll

MOS HUMB