Bota

'Goditi mjekrën në komodinën e shtratit'', Papa Françesku shfaqet i mavijosur në fytyrë

Françesku vazhdoi pa problem të gjitha takimet, duke lexuar edhe fjalime të gjata dhe duke bërë shaka.

F.I
'Goditi mjekrën në komodinën e shtratit'', Papa
Papa Françesku

ITALI- Një mavijosje e dukshme në mjekër, në anën e djathtë të fytyrës dhe një allçi në qafë. Kështu u shfaq Papa Françesku në Konsistrinë për krijimin e kardinalëve të rinj.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe nga Vatikani thonë se ishte një aksident dhe i vogël në familje. Ndoshta një rënie fatmirësisht pa pasoja, raportojnë mediat italiane.

“Është pasojë e faktit që Papa goditi mjekrën në komodinën e shtratit dje në mëngjes”, tha zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni.

'Goditi mjekrën në komodinën e shtratit'', Papa
Papa Françesku

Françesku vazhdoi pa problem të gjitha takimet, duke lexuar edhe fjalime të gjata dhe duke bërë shaka. Ai gjithashtu kishte një fasho shumë të vogël në fytyrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB