Bota

Gjuha shqipe në Shkup/ Kreu i Kushtetueses-shqiptarëve: Shtyrjen e seancës mos e merrni për dobësi

Ai theksoi gjithashtu tha se ky vendim nuk është tërheqje ose dorëzim para presionit të dikujt.

F.I
Gjuha shqipe në Shkup/ Kreu i Kushtetueses-shqiptarëve: Shtyrjen e
Darko Kostadinovski

MAQEDONIA E VERIUT-Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski tha se vendimi i sotëm të për shtyrjen e seancës për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për Gjuhët, nuk duhet të kuptohet si dobësi, shkruan TV21. Kostadinovski tha se Gjykata do të vazhdojë të veprojë mbi këtë lëndë.

Kostadinovski deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të veprojë për çdo lëndë për të cilën është ngritur iniciativë, duke shtuar se nuk ka arsyetim pse Gjykata Kushtetuese nuk ka vepruar për këtë rast gjatë viteve të kaluara. Ai theksoi gjithashtu tha se ky vendim nuk është tërheqje ose dorëzim para presionit të dikujt.

“Vendimi i sotëm. Në asnjë mënyrë nuk dua nga askush të kuptohet si dobësi, ose nënshtrim ndaj presionit të dikujt. Thash edhe në seancë, ne vazhdojmë me veprimin për atë lëndë. Është lënda më e vjetër në këtë gjykatë, më tepër se 5 vjet. Vendimi i sotëm duhet të interpretohet si akt i lartë i qasjes së përgjegjshme dhe respekt e obligim ndaj qytetarëve, të mos lejojmë të manipulohen dhe gënjehen nga politikanët”, tha Kostadinovski.

Kjo çështje deri më tani ka shkaktuar reagime të forta politike. Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, institucionet shtetërore në Maqedoninë e Veriut detyrohen të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20% e qytetarëve të vendit. Kjo përfshin gjuhën shqipe, pasi shqiptarët përbëjnë rreth 29.5 për qind të popullsisë prej 1.8 milionë të Maqedonisë së Veriut.

Ky ligj hyri në procedurë parlamentare më 5 shtator 2017. Presidenti i atëhershëm, Gjorgje Ivanov, refuzoi ta dekretonte, duke argumentuar se ligji ishte antikushtetues. Megjithatë, më 11 janar 2018, ligji u miratua me 69 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim. Opozita, e udhëhequr asokohe nga VMRO-DPMNE-ja, nuk mori pjesë në seancë. Tani, pas shtatë vjetësh, gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në mars të vitit të ardhshëm lidhur me fatin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB