ITALI- Gazetarja italiane Cecilia Sala, e cila u arrestua në Iran që prej 19 dhjetorit, ka mbërritur tashmë në Romë. Avioni shtetëror që e solli në shtëpi u ul në orën 16:10 në Ciampino. Në pistë e pret Giorgia Meloni. I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, ndërsa gazetarja u prit nga prindërit dhe partneri i saj, Daniele Raineri e mirëpritën në Ciampino.
"Përshëndetje, unë jam kthyer,"-ky është mesazhi i parë zanor që ajo u dërgoi kolegëve të saj në "Chora Media", kompania italiane e Podcast-it për të cilën ajo punon. Tanimë Cecilia Sala ëshët dërguar në Komisariat, atje ku do të merret në pyetje për qëndrimin e saj në burg dhe më pas, mund të dërgohet në shtëpinë e saj në Romë.
"Unë jam krenar për të. Kam qarë vetëm tre herë në jetën time. Besoj se qeveria e vendit tonë ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Ishte një punë e jashtëzakonshme koordinimi. Besova në fuqinë e Cecilias,"- i tha Renato Sala "ANSA" pasi mori vesh lajmin se vajza e tij po kthehej në Itali.
Sala udhëtoi për në Teheran më 12 dhjetor nga Roma me një vizë pune gazetareske të vlefshme për një javë. Gjatë qëndrimit të saj në Iran, ajo kreu intervista dhe dërgoi raporte për podcast-in e saj në Itali. Por edhe pse ishte planifikuar që ajo të kthehej në Itali më 20 dhjetor, u zhduk një ditë më parë.
Kompania "Chora Media", e drejtuar nga Mario Calabresi, së bashku me partnerin e tij, gazetarin Daniele Raineri të "Il Post", lajmëruan menjëherë Njësinë e Krizave të Ministrisë së Jashtme italiane për humbjen e kontaktit me Salan. Më 20 dhjetor, kur ajo nuk hipi në fluturimin e saj për në Romë, Sala arriti të bënte një telefonatë të shkurtër me nënën e saj, duke konfirmuar se ishte arrestuar.
Gjatë viteve të fundit, forcat e sigurisë së Iranit kanë arrestuar dhjetëra të huaj dhe individë me shtetësi të dyfishtë, kryesisht nën akuzat për spiunazh. Organizatat për të drejtat e njeriut e akuzojnë Iranin se po përpiqet të sigurojë lëshime nga shtete të tjera përmes arrestimeve të tilla. Irani e mohon këtë pretendim. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të diskutojë për çështjen e gazetares Sala me ministrat e jashtëm dhe të drejtësisë të enjten, sipas njoftimit të zyres së saj./ZËRI