Bota

Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, 150 të lënduar, viktima nuk ka

Sipas informacionit në faqen e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Marmara, në lagjen Silivri të Stambollit.

k.m.
Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, 150
Pamje nga Stambolli

STAMBOLL- Tërmeti trondit sërish Turqinë! Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë me qendër në Silivri të Stambollit sapo ka ndodhur. Lëkundjet e para janë ndjeerë në orën 12.49 me orën lokale. Sipas informacionit në faqen e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e lëkundjeve ishte në detin Marmara, në lagjen Silivri të Stambollit. Është konstatuar se tërmeti, i cili është ndjerë në Stamboll dhe provincat përreth, pasi ka ndodhur në një thellësi prej 6.92 kilometrash.

Tërmeti me magnitudë 6.2 Rihter në Stamboll zgjati 13 sekonda, i ndjekur nga dhjetëra pasgoditje. Aktualisht, janë shënuar më shumë se 50 pasgoditje në të gjithë rajonin e Stambollit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Qytetarët kanë dalë të gjithë në rrugë, të tmerruar dhe të frikësuar nga lëkundjet e tokës.

PAMJET NGA STAMBOLLI:

Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, 150Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, 150Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, 150Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, 150Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, 150

Më shumë se 150 njerëz u shtruan në spital me lëndime që pësuan gjatë përpjekjes për të dalë nga ndërtesat në momentin kur kanë ndjerë lëkundjet. Madje njëri prej tyre u hodh nga ballkoni. Megjithatë, nuk ka raste fatale jetësh të humbura.

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya njoftoi në rrjetet sociale se të gjitha shërbimet përkatëse kanë nisur menjëherë hetimet në terren për të vlerësuar dëmet e mundshme.

“I uroj shërim të shpejtë të gjithë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti,”- ka shkruar Yerlikaya.

Pas lëkundjeve të vazhdueshme, Rexhep Tajip Erdogan dërgoi mesazhin e tij të parë.

“Përcjell urimet e mia më të mira për bashkëqytetarët tanë, ne po monitorojmë nga afër zhvillimet,”- tha presidenti turk.

2 vite më parë një tërmet me magnitudë 7.8, i cili ndodhi më 6 shkurt 2023, shkatërroi totalisht qindra mijëra ndërtesa në 11 provinca jugore dhe juglindore dhe vrau më shumë se 53,000 njerëz. 6000 persona të tjerë humbën jetën në pjesët veriore të Sirisë fqinje./ZËRI

Poll

MOS HUMB