Bota

Ekzekutohet CEO i një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në botë

Brian Thompson mori një plumb në gjoks dhe, edhe pse u dërgua në spital, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

k.m.
Ekzekutohet CEO i një prej kompanive më të mëdha të
Brian Thompson

SHBA- CEO i "UnitedHealthcare", Brian Thompson u qëllua për vdekjes teksa po ecte jashtë hotelit "Hilton". Sipas mediave amerikane, 50-vjeçari u qëllua teksa po shkonte drejt një konference të kompanisë. Ai mori një plumb në gjoks dhe, edhe pse u dërgua në spital, nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Sipas Policisë, sulmi u krye nga person i armatosur, i cili priti në zonën ku ndodhi ngjarja për rreth 10 minuta para mbërritjes së Thompson. Pasi pikasi shënjestrën e tij, ai hapi zjarr nga 20 metra larg. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes duke kaluar nëpër një rrugicë dhe duke hipur në një biçikletë. Hetuesit po "krehin" zonën pasi Policia beson se i dyshuari është arratisur në Central Park.

Thompson u emërua CEO në prill 2021. Para kësaj, ai ishte CEO i programeve qeveritare të kompanisë, duke përfshirë programin e saj mjekësor. Ai iu bashkua kompanisë në vitin 2004. UnitedHealthcare është pjesë e UnitedHealth Group, i renditur i pesti në Fortune 500. Ajo është një kompani shumëkombëshe amerikane e sigurimit shëndetësor dhe e shërbimeve me bazë në Minnetonka, Minesota. Duke shitur produkte sigurimesh nën UnitedHealthcare dhe shërbime të kujdesit shëndetësor nën markën "Optum", ajo listohet si kompania e nëntë më e madhe në botë për nga të ardhurat dhe kompania më e madhe e kujdesit shëndetësor për nga të ardhurat./ZËRI

Poll

MOS HUMB