
Pamje nga vendngjarja
MADISON- Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një shkollë në Madison, në SHBA. Raportohet se deri më tani janë vrarë 5 nxënës dhe janë plagosur 5 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:57 (orë lokale), në shkollën krishtere “Aundant Life”. Sipas autoriteteve autori, i cili është gjithashtu një nxënës në atë shkollë është arrestuar dhe po merret në pyetje.
Në shkollë janë të regjistruar të paktën 390 nxënës, nga kopshti deri në shkollën e mesme. Autoriitete po vijojnë me hetimet për të përcaktuar rrethanat e incidentit. /ZËRI
Poll