WASHINGTON- I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Steve Witkoff, dhe këshilltari kryesor i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë me CNBC se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe për paqe midis Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së ka të ngjarë të zhvillohet javën tjetër. Po ashtu, i pyetur në lidhje me qëndrimin e Moskës sa i përket konfliktit në Lindjen e Mesme, Witkoff tha se rusët kanë refuzuar të ndajnë informacion në lidhje me objektet ushtarake amerikane me Iranin.
Witkoff tha se gjatë bisedës telefonike që Presidenti i SHBA-së Donald Trump pati me Presidentin rus Vladimir Putin të hënën, Kremlini e mohoi ndarjen e informacionit në lidhje me objektet ushtarake amerikane me Iranin./ZËRI