Bota

Donald Trump: Besoj se më takon nderi i marrjes së Kubës

Komentet vijnë në një kohë kur Kuba përballet me një krizë energjetike

F.I
Donald Trump: Besoj se më takon nderi i marrjes së Kubës
Donald Trump

SHBA-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshkallëzoi retorikën e tij kundër Kubës, duke thënë se priste të kishte "nderin" e "marrjes së Kubës në një farë mënyre" dhe se "mund të bënt çfarë të donte" me vendin fqinj.

"Unë besoj se më takon nderi i marrjes së Kubës. Qoftë e liroj, qoftë e marr, mendoj se mund të bëj çfarë të dua me të. Dëshironi ta dini të vërtetën, ata janë një komb shumë i dobësuar tani. Është një komb i dështuar. Ata nuk kanë para, nuk kanë naftë, nuk kanë asgjë, kanë tokë të mirë, peizazh të bukur, është një ishull i bukur.”-u shpreh Trump.

Komentet vijnë në një kohë kur Kuba përballet me një krizë energjetike që ka ndërprerë aksesin në shërbimet bazë si energjia elektrike dhe uji, si dhe ushqimin dhe kujdesin mjekësor, ndër të tjera thelbësore. Ato vijnë gjithashtu dy ditë pasi udhëheqësi kubanez Miguel Díaz-Canel thirri një konferencë për shtyp në të cilën konfirmoi se bisedimet me Shtetet e Bashkuara kishin ndodhur dhe se ato ishin "në fazat e hershme". Protestat në ishull  kundër qeverisë po intensifikohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB