Bota

DHL pezullon përkohësisht dërgesat me vlerë të lartë drejt SHBA-së

Më parë, pakot me vlerë deri në 2,500 dollarë mund të hynin në SHBA me dokumentacion minimal

F.I
DHL pezullon përkohësisht dërgesat me vlerë të
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-Kompania e dërgesave 'DHL Express' ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të të gjitha dërgesave me vlerë mbi 800 dollarë drejt Shteteve të Bashkuara, duke përmendur një “rritje të ndjeshme” të procedurave doganore si pasojë e tarifave të reja të vendosura nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Më parë, pakot me vlerë deri në 2,500 dollarë mund të hynin në SHBA me dokumentacion minimal. Por me hyrjen në fuqi të tarifave të reja në fillim të muajit, kufiri për të shmangur kontrollin e plotë doganor është ulur në 800 dollarë. DHL bëri të ditur se kjo ka shkaktuar një rritje të ndjeshme të clearance-eve zyrtare doganore, të cilat kompania po përpiqet t’i përballojë duke punuar pa ndërprerje.

“Ndërsa po punojmë për të përballuar këtë fluks të ri, dërgesat me vlerë mbi 800 dollarë, pa marrë parasysh origjinën, mund të përjetojnë vonesa prej disa ditësh,” thuhet në deklaratë.

Megjithatë, dërgesat me vlerë më të ulët se 800 dollarë do të vazhdojnë të pranohen dhe dërgohen drejt SHBA-ve me kontrolle minimale. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar masa shtesë për paketat me vlerë të ulët – veçanërisht ato që vijnë nga Kina dhe Hong Kongu – duke nisur nga 2 maji, kur pritet të mbyllet një boshllëk ligjor që lejonte hyrjen e tyre pa detyrime doganore. Heqja e rregullit të njohur si “de minimis” do të prekë drejtpërdrejt gjigantët e shitjeve online si Shein dhe Temu, të cilët kanë paralajmëruar rritje çmimesh për shkak të ndryshimeve të reja në rregullat tregtare dhe tarifat./ZËRI

Poll

MOS HUMB