Bota

Bandat vrasin kryebashkiakun meksikan, "xhiro" nëpër qytet kokës së tij të prerë

Sipas disa fotove të postuara në rrjetet sociale, bandat i kishin prerë kokën kryebashkiakut 43-vjeçar dhe e kishin vendosur atë mbi një kamion për t’ia treguar banorëve.

I.F
Bandat vrasin kryebashkiakun meksikan, "xhiro" nëpër qytet
Alejandro Arcos

MEKSIKA- Kryetari i bashkisë së Chilpancingo në Meksikë, Alejandro Arcos Catalan, është vrarë nga bandat kriminale 6 ditë pas fitores në zgjedhjet e zhvilluara. Sipas disa fotove të postuara në rrjetet sociale, bandat i kishin prerë kokën kryebashkiakut 43-vjeçar dhe e kishin vendosur atë mbi një kamion për t’ia treguar banorëve. Fotot e skenës së tmerrshme u shpërndanë kudo në rrjetet sociale.

Pas lajmit të ekzekutimit të tij, reagoi edhe guvernatorja e vendit, Evelyn Salgado. Ajo e cilësoi këtë si një vepër të tmerrshme dhe se duhet të merren masa.

"Unë dënoj pa mëdyshje vrasjen e presidentit të këshillit bashkiak të Chilpancingo, Alejandro Arcos Catalan, e cila u konfirmua nga prokuroria e përgjithshme. Humbja e tij zhyt në zi të gjithë komunitetin e Guerreros dhe na mbush me indinjatë,”- tha Guvernatorja Salgado.

Menjëherë pas vrasjes së tij reagoi edhe presidenti i partisë opozitare, Ajelandro Moreno.

“Bandat vranë kryebashkiakun tonë të Chilpancingo, Alejandro Arcos dhe vetëm tre ditë më parë, sekretarin e së njëjtës bashki, Francisco Tapia. Ata e morën detyrën javën e kaluar,”- tha presidenti i PRI-së, Alejandro Moreno.

Guvernatorja dhe presidenti i PRI-së nuk kanë dhënë asnjë deklaratë përsa i përket fotove që janë shpërndarë në mediat sociale, ku një kamion lëviz nëpër qytet me kokën e të vrarit mbi të.

Alejandro Arcos Catalan fitoi komunën Chilpancingo (283,354 banorë, sipas të dhënave zyrtare) në zgjedhjet e 2 qershorit për partinë e aleancës opozitare PRI-PRD-PAN. Vrasja e tij erdhi pesë ditë pas inaugurimit të Presidentes Claudia Sheinbaum, e cila pritet të prezantojë nesër planin e saj të sigurisë kombëtare. Shteti i Guerreros është bërë një nga më vdekjeprurësit për kandidatët dhe zyrtarët e zgjedhur në detyrë, si dhe gazetarët. Të paktën gjashtë kandidatë për poste publike u vranë në shtet përpara zgjedhjeve të 2 qershorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB