MEKSIKË-Autoritetet meksikane kanë arrestuar një anëtar kyç të kartelit drogës Sinaloa në qytetin verior të Culiacan. BBC shkruan se Jose Angel Canobbio, i njohur gjithashtu si "El Guerito" (biondi i vogël), akuzohet se ishte krahu i djathtë e Iván Archivaldo Guzmán, një nga djemtë e bosit famëkeq të drogës "El Chapo".
Forcat meksikane të sigurisë thonë se arrestimi i Canobbio, për të cilin ata thonë se ishte përgjegjës për sigurinë e Ivan Archivaldo Guzman, është një goditje e fortë për kartelin Sinaloa. Canobbio ka luajtur një rol kyç në përfshirjen e kartelit Sinaloa në kontrabandën e fentanilit në SHBA.
Ai u kap vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara shtuan kartelin Sinaloa në listën e organizatave të huaja terroriste (FTO), një veprim për të cilin administrata Trump thotë se do ta lejojë atë të luftojë më mirë grupet kriminale./ZËRI