Bota

Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër! Projekti hyn në fazën e financimit

Gjatë prezantimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Kurti njoftoi prioritet, mes tyre edhe ndërtimin e linjës hekurudhore Gjakovë-Shkodër.

zh.ll
Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën
Albin Kurti-projekti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën me hekurudhë është në priotetet e madatit të ri qeveritar, 4-vjeçar. Gjatë prezantimit të programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, Kurti njoftoi prioritet, mes tyre edhe ndërtimin e linjës hekurudhore Gjakovë-Shkodër.

“Në mandatin e ri do të fillojmë më ndërtimin e linjës hekurudhore Gjakovë – Shkodër në kuadër të asaj Prishtinë – Durrës, dhe do të projektojmë linjën hekurudhore që lidh Prizrenin e Ferizajn me Gjilanin dhe Bujanocin”, tha Kurti.

Projekti për të lidhur Shqipërinë me Kosovën, duket se është në prioritet e dy qeverive, pasi afatet e ndërtimit të hekurudhës përputhen edhe me planet shqiptare. Pak muaj më parë, Hekurudha Shqiptare njoftoi se punimet për ndërtimin mund të nisin brenda 2-3 viteve të ardhshme. 

“Duke marrë parasysh ritmet aktuale të përgatitjes së dokumentacionit teknik, ndërtimi real mund të nisë brenda 2–3 viteve të ardhshme, pas përfundimit të projektit paraprak dhe procesit të prokurimit ndërkombëtar”, ka bërë me dije Hekurudha Shqiptare, pak muaj më parë për TV SCAN.

Realizimi i projektit kërkon investime të konsiderueshme financiare,dhe aktualisht, po punohet për modelin e financimit. Ky model pritet të sigurohet përmes një kombinimi instrumentesh, duke përfshirë financime nga donatorë të ndryshëm, si dhe kontribute kombëtare nga Shqipëria dhe Kosova.

Hekurudha Shqiptare e cilëson këtë model financimi të kombinuar, të aplikuar tashmë me sukses në projekte te tjera hekurudhore. Sipas studimit të fizibilitetit kostot për këtë segment hekurudhor përllogariten në 1.8 mld euro. Rreth 1.7 mld euro janë kosto që nevojiten për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përllogariten si kosto për leje, shpronësime, etj. Linja hekurudhore nga Shkodra në Gjakovë do të ketë 7 stacione, në një gjatësi prej 105.8 km. Segmenti do të përmbajë 43 ura dhe 14 tunele, teksa gjatësia totale e tuneleve është 35.3 km.

Sipas Hekurudha Shqiptare në total, projekti pritet të ketë një kohëzgjatje prej rreth 12 vitesh nga fillimi i projektimit deri në operimin e plotë, ndërsa pritshmëritë janë që kjo linjë të ketë një ndikim të ndjeshëm si në transportin e mallrave, ashtu edhe në lëvizjen e pasagjerëve.

Poll

MOS HUMB