Bota

"Ai më rrëzoi kur gjithë më donin sërish si Presidente", Osmani: Unë e mbroja Kurtin kur të gjithë donin ta...

Në një intervistë për Pressing, Osmani ka zbuluar zbuluar raportin me Kurtin, deri në momentin që konlikti i tyre sot, ka marrë të tjera përmasa. 

zh.ll
"Ai më rrëzoi kur gjithë më donin sërish si
vjosa osmani-albin kurti

TIRANË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur hapur për tensionet me kryeministrin Albin Kurti, duke rikujtuar momentet kur e ka mbrojtur atë ndërkohë që të tjerët ishin kundër. Në një intervistë për Pressing, Osmani ka zbuluar zbuluar raportin me Kurtin, deri në momentin që konlikti i tyre sot, ka marrë të tjera përmasa. 

Sipas Osmanit, përpjekjet e saj nuk u reflektuan, pasi Kurti më pas e rrëzoi atë, edhe pse ajo kishte qëndruar pranë tij në situata të vështira.

“Unë e kam mbrojtur kryeministrin Kurti kur të gjithë kanë qenë kundër tij, kur shumica kanë tentuar ta rrëzojnë. Ai më rrëzoi mua, ndërkohë që shumëkush më kërkonte për president. A shihni dallimin? Unë kam qëndruar pranë tij edhe në momentet më të vështira, si marsi i vitit 2020, dhe gjatë sfidave të tjera në këto pesë vite. Unë gjithmonë i dilja në mbrojtje”, deklaroi Osmani.

Në fillim të kësaj interviste, ish-presidentja tregoi momentet kur raportet e saj me kryeministrin Albin Kurti, dikur partnerë në koalicion, filluan të prisheshin. Një pikë 'përplasjesh' mes tyre ka qenë marrëveshja e Brukselit, për të cilën, Osmani thotë se kanë pasur interpretime të ndryshme.

“Unë i kam parë dallimet si krejtësisht normale sepse do të ishte e frikshme sikur të pajtoheshim për gjithçka. Kemi pasur interpretime të ndryshme të marrëveshjes së Brukselit, për mua ka qenë shqetësues neni 7, pastaj neni 10, që konfirmoi ato që nënshkruan Thaçi dhe Mustafa, janë pjesa e fundit e marrëveshjet. Por, kam thënë që kjo marrëveshje ka edhe disa nene të mira.

Ajo që kam kërkuar publikisht, që ka qenë dallim, ka qenë që neni 7 të specifikohet përmes aneksit dhe negociatave se çka kërkohet nga Kosova, se aty ka paqartësi të mëdha, çka nënkupton vetmenaxhimi, Kisha Ortodokse serbe. Këto kanë qenë kërkesa publike.

Këto nuk u qartësuan, kanë shkuar në një pikë edhe më keq me aneksin e Ohrit. Qeveria ka pasë qëndrim tjetër gjatë negocimit të planit të implementimit me Lajçakun, unë kam pasur kërkesa të tjera. Nga ajo që është na dorëzuar, për aq sa na është dorëzuar se s’e di çka është folur në takime…Ka pasur kërkesa, kanë qenë shumë të të larta në raport me Lajçakun dhe ai arsyetohej se Qeveria ka kërkuar të jetë fusnota, unë kam kërkuar që së pari Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Unë kam kërkuar që ajo të jetë e para, dhe jo e fundit. Serbia i merrte të gjitha, dhe në fund, thjesht tërhiqen sepse nuk i besohet Serbisë. Ai plan i implementimit kurrë nuk është arritur, tash me z.Sorensen besoj që do të riaktualizohet, nuk e di se si, e pam edhe këtë që u pa si kompromis i Kosovës sa i përket strukturave ilegale, ndoshta edhe ajo është rruga përpara”, tha ajo.

Osmani ka komentuar sulmet publike ndaj saj, teksa vëmendjen e fokusoi tek aleatët apo kundërshtarët politikë. Lidhur me këta të fundit, Osmani paralajmëroi se do të kërkojë drejtësi në gjykatë kundër të gjithë zyrtarëve të përfshirë në akuza.

“Sikur unë të kisha plane të tjera, nuk do të merresha me kandidaturë. Do të kandidoja ndoshta në zgjedhjet e dhjetorit. Do të kërkoja që të mos respektoheshin afatet kushtetuese, por të jepeshin 60 ditë, ashtu siç kërkonin në mënyrë antikushtetuese. Kushdo që ka dëshmi — nuk kanë, përveç atyre me inteligjencë artificiale — do të përballem me to deri në instancën e fundit. Për të gjithë ata zyrtarë që më kanë përfshirë, do të përballem në gjykatë. Me komentues nuk merrem, sepse nuk e di nëse ekzistojnë si njerëz të vërtetë. Por me ata që janë sot në politikë dhe që më kanë akuzuar për pjesëmarrje në skema të tilla, do të merrem edhe në gjykata, deri në instancën e fundit, deri në frymën e fundit”.

Poll

MOS HUMB