Bota

VD-59 viktima! Banorët e Koçanit në protestë: Vrasje e rinisë...vdesim nga korrupsioni

Qytetarët kërkojnë drejtësi për viktimat e tragjedisë.

F.I
VD-59 viktima! Banorët e Koçanit në protestë: Vrasje e
PAMJE NGA PROTESTA

MAQEDONIA E VERIUT-Banorët e Koçanit kanë dalë në protestë pas vdekjes tragjike të 59 të rinjve. Me pankarta në duar ku shkruhet “Dhimbje e pashëruar”, “Nuk vdesim nga fatkeqësitë vdesim nga korrupsioni” dhe “Vrasja e rinisë është vrasja e ardhmërisë”, qytetarët kërkojnë drejtësi për viktimat e tragjedisë.

Qytetarët kanë protestuar para Komunës së Koçanit dhe kanë gjuajtur me gurë drejt xhamave dhe dyerve të ndërtesës. Ata shprehen se kërkojnë drejtësi nga organet ligjore. Ata kanë kërkuar që kryetari i komunës, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqjen, të mbahet përgjegjës për tragjedinë e ndodhur.

Në orën 3 të mëngjesit të 16 marsit një klub nate në Maqedoninë e Veriut u përfshi nga flakët. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 59 persona dhe 155 të tjerë janë plagosur. Në ambientet e lokalit ishin mbi 1500 persona, të cilët po ndiqnin një koncert muzikor. Dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Deri më tani janë ndaluar 15 persona, mes të cilëve edhe zyrtarë shtetërorë, ndërsa mbrëmë janë caktuar masa e paraburgimit për dhjetë persona. Disa nga të dyshuarit janë lënduar nga zjarri dhe ndodhen në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB