PARIS- Më 7 janar 2015, dy vëllezër sulmuan zyrat e revistës satirike franceze Charlie Hebdo dhe kryen një nga sulmet më të këqija terroriste në Francë. Dymbëdhjetë viktima të pafajshme u masakruan gjatë masakrës së xhihadistëve, e cila shkaktoi valë tronditëse në mbarë botën dhe frymëzoi miliona njerëz të protestonin për fjalën e lirë nën sloganin e fuqishëm "Je Suis Charlie". Cherif dhe Said Kouachi, dy vrasës të maskuar me AK47 që vepruan në emër të bazës së Al Kaedës në Jemen, u përpoqën të hakmerreshin për Profetin Muhamed, të cilin ata mendonin se ishte tallur nga karikaturat e diskutueshme të botimit. Njëkohësisht, një fanatik i çmendur i ISIS-it u koordinua me vëllezërit Kouachi për t’iu bashkuar dhe ai sulmit 24 orë pas masakrës. Ahmed Coulibaly, me prejardhje nga Mali, qëlloi për vdekje një police dhe plagosi rëndë një pastruese rrugësh ndërsa kombi po vajtonte tragjedinë e Charlie Hebdo. Të nesërmen, terroristi që urrente hebrenjtë qëlloi me plumba klientët dhe stafin në një supermarket. Katër persona u vranë gjatë sulmit.
Media britanike “Daily MailOnline” përmes një artikulli ka përshkruar minutë pas minute tragjedinë që zgjati për 3 ditë dhe humbën jetën 17 njerëz.
Më 7 janar 2017 në orën 11:20, sapo u botua versioni satirik për Profetin Muhamed nga revista Charlie Hebdo, 32-vjeçari Cherif dhe 34-vjeçari Said Kouachi nisën nga Nicolas-Appert të Parisit me një Citroen C3 të zezë. Pa e ditur askush në atë godinë, dyshja sulmojnë zyrat e revistës dhe kryejnë sulmin terrorist më të keq të ndodhur ndonjëherë në historinë e Francës.
Para se të fillonin sulmin e tyre, dyshja, të veshur me të zeza, të maskuar dhe të armatrosur me kallashnikov, hyjnë në godinën numër 6 në rrugën Nicolas Appert në Paris. Duke bërtitur “Charlie Hebdo?”, terroristët qëllojnë disa herë për të kërcuar njerëzit në atë godinë, por mësojnë se janë në ndërtesën e gabuar dhe revista ndodhet në një tjetër godinë. Charlie Hebdo u zhvendos në një godinë anonime pasi zyra e saj e vjetër u sulmua me bombë në vitin 2011 për shkak të publikimit të një botimi ku shfaqej një karikaturë në faqen e parë të Profetit Muhamed, ku kishte shkruar “100 goditje me kamxhik nëse nuk vdisni nga e qeshura”.
Viktimat dhe të plagosurit
Në orën 11:30 ata mbërrijnë në godinën numër 10 në rrugën Alle Verte në Paris, dy terroristët pyesin recepsionisten nëse aty ndodhen zyrat e Charlie Hebdo, pasi recepsionisti pohon se ajo është zyra dhe i pyet si mund t’i ndihmoj, ata e ekzekutojnë atë. Viktima e parë e dy vëllezërve është Frédéric Boisseau. Kolegu i tij Jeremy Ganz u kursye, më pas ai tërheq trupin e pajetë të kolegut të tij dhe fshihet në një banjë teksa përpiqet t’i japë ndihmën e parë Boisseau-t, por më kotë, ai ndërroi jetë menjëherë pasi u qëllua.
Rastësisht, familja Kouachis, me origjinë algjeriane, takojnë karikaturisten Corinne 'Coco' Rey, e cila sapo po dilte nga zyra për të marrë vajzën e saj nga kopshti. Duke kërcënuar Coco me armë ata i thojnë se po kërkojnë Charlie Hebdo, dhe e detyrojnë që t’i çojë në redaksi. Ndërsa mbahet peng ajo tenton t’i çojë në katin e tretë, por plani saj shkatërrohet, pasi ata kërcënojnë një person tjetër dhe ai i tregon se zyra është në katin e poshtëm. Ata kërcënojnë Coco që të hapi derën elektronike, para se të fillojnë sulmin terrorist mbi gazetarët.
Webmaster Simon Fieschi është qëlluar me armë zjarri, teksa ai ishte ulur. Ai i mbijetoi plumbit që e qëlloi në qafë, por ka mbetur i paralizuar.
Coco fshihet nën një tavolinë aty pranë ndërsa personat e armatosur sulmojnë dhomën e redaksisë, ku gazetarët ishin mbledhur në një takim për të diskutuar për edicionin e ardhshëm. Gazetari investigativ Laurent Leger, nga frika e një masakre, fshihet nën tavolinën e tij. Ai tha se të pranishmit në takim dëgjuan të shtënat e para në katin e poshtëm, por supozuan se ishin fishekzjarre.
Kouchasin bërtasin “Allahu Akbar” para se të gjuajnë me breshëri plumbash. Polici Franck Brinsolaro, i cili ruante ‘Carb’ vritet menjëherë, pa pasur mundësi të përdori pistoletën e tij. Stéphane 'Charb' Charbonnier, i cili ishte nën mbrojtjen e policisë që nga sulmi me bombë në nëntor të 2011 dhe objektivi të armatosurve, vritet menjëherë. Redaktori sfidues, 47 vjeç, botimi i të cilit guxoi të tallej me gjithçka, nga feja tek feminizmi, u emërua në një artikull i kërkuar ose i vdekur ose i gjallë në vitin 2013 për krime kundër Islamit nga Inspire, revista propagandistike e Al Kaedës. Katër karikaturistë të famshëm Jean 'Cabu' Cabut, Georges 'Ëolin' Ëolinski, Bernard 'Tignous' Verlhac dhe Philippe 'Honoré' Honoré u vranë gjithashtu.
Kolumnistët Bernard Maris, një ekonomist dhe psikanalistja Elsa Cayat, redaktori i kopjeve Mustapha Ourrad dhe shkrimtari Michel Renaud, i cili ishte në zyrë vetëm për të kthyer disa vizatime që i kishte huazuar nga Cabu, u vranë gjithashtu.
Pas të shtënave, Coco tha 'kishte një heshtje, një heshtje vdekjeje... Mendova se do ta vrisnin dhe ata që nuk i kishin vrarë'
Në orën 11.40 Leger arrin të godasë alarmin nga brenda selisë së Charlie Hebdo, në një gjendje shoku ai kërkon të lajmërohet policia. Ai e përshkroi pamjen si një “banjë-gjaku” dhe tha se të gjithë kanë vdekur.
Menjëherë pas sulmit, dy vëllezërit shkojnë tek makina e tyre. Ata janë filmuar teksa mbushin armët e tyre dhe mburren: 'Ne kemi marrë hak për Profetin Muhamed, kemi vrarë Charlie Hebdo'. Duke u përpjekur të arratisen, ata kthehen djathtas në Alle Verte. Një makinë policie i sheh ata. Dëshmitarët që ndodheshin në çatinë e godinës pranë filmuan personat e armatosur duke dalë nga Citroen dhe duke qëlluar makinën e policisë. Makina e policisë kthehet mbrapa me shpejtësi, duke u përplasur me një makinë të parkuar në kryqëzimin e bulevardit Richard Lenior.
Në anën tjetër të bulevardit, dyshja zbresin sërish nga makina për të shkëmbyer zjarr me më shumë policë. Ahmed Merabet, në patrullë me një kolege femër, merr një plumb në ijë. I plagosur një nga vëllezërit shkon drejt tij dhe e pyet: 'A dëshiron të na vrasësh?' Në momentin që ai përpiqet të thojë jo, qëllohet në kokë, duke u bërë viktima e 12-të e masakrës. Ata ikin nga vendngjarja, por përplasen me një Volksëagen Touran në veri të zyrës së Charlie Hebdo në Place du Colonel Fabien, duke plagosur shoferin.
Pasi kaluan në rrugën Rue de Meaux, ata vendosin të braktisin makinën, e cila më vonë u zbulua se mbante kokteje molotov, dy flamuj xhihadistë dhe një nga kartat e identitetit të sulmuesit. Dyshja rrëmbejnë një Renault Clio gri, duke i thënë shoferit: 'Nëse mediat ju pyesin për ndonjë gjë, thuaju se është Al Kaeda në Jemen'. Ata e lanë shoferin të nxirrte qenin e tij nga makina para se të iknin. Kouachis nisen drejt Porte de Pantin, një nga rrugët kryesore jashtë qendrës së qytetit të Parisit. Në këtë moment, policia humbet gjurmët e vëllezërve.
Menjëherë një kërkim mbarëkombëtar fillon dhe policia shpërndan fotografitë e dy vëllezërve dhe lajmëron publikun se ata janë të armatosur dhe të rrezikshëm.
Në orën 8 të mëngjesit më 8 janar, ndërsa Franca vajton, një person i armatosur i vetëm qëllon për vdekje një police në periferinë jugore të Parisit, Montrouge. Clarissa Jean-Philippe sapo kishte nisur detyrën e saj, kur ndodh një aksident, por Ahmed Coulibaly, një rekrutuesi i njohur i Al-Kaedës në tokën evropiane, vret policen dhe plagos një pastruese.
Prona të shumta kontrollohen në lidhje me sulmet e Charlie Hebdo, duke përfshirë në periferinë Croix-Rouge të Reims, Strasburg dhe rajonin më të gjerë të Parisit. Një i dyshuar, një 18-vjeçar, dorëzohet në një stacion policie në Charleville-Mézières. Në orën 10:30 vëllezërit Kouachi, ende të armatosur rëndë dhe me makinën Renault Clio të vjedhur, grabitin një dyqan pranë Villers-Cotterêts, afërsisht 45 milje në veri-lindje të Parisit. Duke i njohur, menaxheri i dyqanit njofton policinë.
Forcat special nisin operacionin në rajon në përpjekje për të gjurmuar vëllezërit. Një dëshmitar pretendon se i ka parë dy të dyshuarit në fshatin Corcy. Ata shkojnë derë më derë në disa qytete duke pyetur banorët nëse i kanë parë Kouachis.
Në orën 08:10 të mëngjesit më 9 janar, Kouachis – që mendohet se e kanë kaluar natën në një pyll Picardy – grabisin një Peugeot 206 pranë fshatit Montagny-Sainte-Felicité, pasi braktisën Clio-n e vjedhur. Menjëherë pronari i makinës, lajmëron policinë dhe ata vihën në gjurmët e tyre. Në orën 09:00, Kouachis janë mbyllur në një punishte shtypi në një pronë industriale në periferi të qytetit. Brenda ndërtesës është pronari i firmës, Michel Catalano, dhe dizajnerja grafike Lilian Lepère, të cilit Catalano i thotë të fshihet. Një shitës që arrin i thuhet të largohet. Vëllezërit janë të rrethuar nga oficerë të armatosur gjatë një përleshjeje tetë orëshe. Snajperët janë pozicionuar në çatitë e afërta për të parandaluar çdo përpjekje arratisjeje. Mbi ta janë helikopterët që patrullojnë zonën.
Kanali francez BFM TV telefonon shtypshkronjën ku janë strehuar Kouachis, duke shpresuar t'i bëjnë pyetje. Duke folur me qetësi, në një regjistrim që nuk u publikua deri më vonë atë natë, Cherif thotë: “Duam të themi se ne jemi mbrojtësit e Profetit.” Biseda zgjat dy minuta.
Catalano, me përshtypjen se nuk do të lëndohej, ndihmon në fashimin e plagëve të qafës së Saidit dhe i bën kafe. Ai lejohet të largohet. Lepère mbetet i fshehur brenda një kuti kartoni, pa dijeninë e vëllezërve. I vendosur vetëm disa metra larg terroristëve, ai i dërgon mesazhe policisë informacione thelbësore për atë që po ndodhte.
Ndërsa drama Kouachi shpaloset, një tjetër tragjedi ndodh. Coulibaly, pasi i është shmangur me sukses policisë për 24 orë, sulmon një supermarket në Porte de Vincennes në lindje të Parisit. Me një kallashnikov, Couilbaly qëllon dy herë punonjësin Yohan Cohen, teksa ai hyn në dyqan. I plagosur, Yohan, është lënë në dysheme për gati një orë përpara se Coulibaly të vendosë ta vrasë.
Ndërsa Coulibaly fillon të qëllojë, një punonjëse që mendon shpejt, Lassana Bathily, e cila ka lindur në një fshat të Malit vetëm 12 milje nga vendi ku familja e terroristit emigroi, i fut klientët në një frigorifer me shpresën për t'i mbijetuar sulmit. Mes kutive të kartonit me ushqime dhe të grumbulluara së bashku për ngrohtësi, një grua është fotografuar nga një peng tjetër duke përqafuar fëmijën e saj. Të tjerët bëjnë thirrjet e tyre të fundit në familje për t'i thënë se i duan. Coulibaly, i cili regjistron gati 8 minuta të sulmit të tij në një GoPro të lidhur në bustin e tij që gjithashtu e kap atë duke bërë komente antisemtike, më pas tërheq zvarrë një klient, Philippe Braham, duke pyetur emrin e tij përpara se ta qëllojë për vdekje. Arkëtarja Zarie Sibony i ofron para, por ai qesh dhe e bën atë të ulë qepenin metalik të dyqanit. Michel Saada që përpiqet të arratiset gjithashtu vritet. Coulibaly, i cili më vonë rrëfen se synon të vdesë si martir, tërheq zvarrë trupin e pajetë të Saada-s brenda.
Sibony, e gatshëm të bëjë gjithçka për të mbijetuar, urdhërohet të zbresë në katin e poshtëm dhe të thërrasë këdo që fshihet. Autori që urren Perëndimin drejton armën e tij drejt saj dhe i thotë se ai do të qëllojë nëse ajo nuk i bindet urdhrit të tij. Askush në dhomat e dyqaneve nuk dëshiron të ngjitet lart. Ai i kërkon Sibonit të telefonojë policinë që të mund të negociojë. Policia ka rrethuar zonën përreth. Coulibaly, duke pretenduar se është anëtar i Shtetit Islamik (ISIS), kërcënon të vrasë pengjet nëse vëllezërit Kouachi nuk lejohen të arratisen. Po ashtu një nga klientët Yoav Hattab vritet. Ai pranon policisë se ka si qëllim të sulmojë hebrenjtë për të mbrojtur popullin e Palestinës. Në orën 5 pasdite dy vëllezërit dalin nga magazine ku ishin fshehur dhe vriten nga policia. Në orën 17:15, pasi Policia lajmërohet se dy vëllezërit u ekzekutuan, ata hapin zjarr në supermarket dhe vrasin Coulibaly-n. /ZËRI