Aktualitet

Zjarri në Dukat/ Ndërhyrje nga toka dhe ajri për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Llogarasë

Autoritetet theksojnë se qëllimi kryesor mbetet ndalimi i përhapjes së zjarrit për të ruajtur ekosistemet dhe biodiversitetin e këtij parku të rëndësishëm, ndërsa vijojnë monitorimin e situatës me kujdes të veçantë.

f.g
Zjarri në Dukat/ Ndërhyrje nga toka dhe ajri për mbrojtjen e
Foto ilustruese

VLORE- Prej disa ditësh, zjarri që ka përfshirë malin e Dukatit në Vlorë vijon të jetë aktiv dhe po përbën një sfidë të madhe për ekipet e emergjencave dhe forcat e sigurisë. Ndërhyrjet po zhvillohen kryesisht nga toka, për shkak të terrenit shumë të vështirë dhe të thyer, por në varësi të kushteve pritet edhe angazhimi i mjeteve ajrore.

Në vendngjarje ndodhen 30 efektivë të Forcave të Armatosura, 17 zjarrfikës dhe punonjës të emergjencave civile dhe shërbimit pyjor të Vlorës, të cilët po punojnë intensivisht për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt zonave me vlera të larta natyrore, si Parku Kombëtar i Llogarasë.

Autoritetet theksojnë se qëllimi kryesor mbetet ndalimi i përhapjes së zjarrit për të ruajtur ekosistemet dhe biodiversitetin e këtij parku të rëndësishëm, ndërsa vijojnë monitorimin e situatës me kujdes të veçantë.

Në varësi të zhvillimeve, pritet të ketë edhe ndërhyrje nga ajri, me helikopterë apo avionë zjarrfikës, për të përballuar më mirë situatën dhe për të parandaluar përkeqësimin e zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB