Aktualitet

Zjarri masiv në tregun e Shkodrës/ Policia: E shkaktuan dy fëmijë që po luanin

Raportohet se dy të miturit, të moshës 9 vjeç, kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut kur aksidentalisht kanë shkatuar dhe zjarrin që dogji 25 njësi biznesi dhe 5 banesa, duke vënë në rrezik dhe jetën e banorëve.

E.K
Zjarri masiv në tregun e Shkodrës/ Policia: E shkaktuan dy
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Dy të mitur, shkaktuan zjarrin masiv në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, bën me dije Policia. Raportohet se dy të miturit, të moshës 9 vjeç, kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut kur aksidentalisht kanë shkatuar dhe zjarrin që dogji 25 njësi biznesi dhe 5 banesa, duke vënë në rrezik dhe jetën e banorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. 

Dhjetra tregtarë kanë humbur mundin e viteve të gjata të punës, ndërsa kërkojnë ndihmën e Bashkisë dhe shtetit, për rimëkëmbjen e tyre. Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve. Në terren shkuan 21 mjete zjarrfikëse të repartit të Shkodrës, ku erdhën në ndihmë edhe forca nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Në vendngjarje ndërhynë edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër si dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës. Një helikopter i ushtrisë ishte në vendngjarje për të shuar vatrën e zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB