
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Komisioni i BE-së po monitoron nga afër situatën e zjarreve në vendin tonë. BE është shprehur e gatshme të dërgojë ndihmë të mëtejshme për të shuarjen e vatrave, që prej ditësh kanë përfshirë vendin tonë. Operacionit të shuarjes së flakëve në Shqipëri, do t'i vijë në ndihmë një avion nga Rumania me kapacitet 6 tonë ujë.
Avioni do të vendoset në dispozicion më 14 gusht. Komisioni po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të dërgojë ndihmë të mëtejshme sipas nevojës.
Ndërkohë dy avionë nga Italia, një helikopter nga Franca janë dërguar në Greqi, ndërsa ka ofruar helikopter edhe Serbia./ZËRI
Poll