
FIER- Një masiv me pisha në Peshtani të Fierit është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Policia njofton se për për shkak të erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi dhe rrezikon të digjet terren më i madh i kodrës. Rezulton se toka është në pronësi të dy banorëve të zonës.
"Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:35, në tokën ne pronësi të shtetases E. M., 40 vjeçe, në fshatin Peshtanbregas, Fier, ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, ka marë flakë dhe një sipërfaqe me ullinj që ndodhej pranë kësaj toke. Shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje për të fikur zjarrin. Në komisariatin e Policisë Fier është shoqëruar shtetasja E. M., dhe bashkëshorti i saj, shtetasi J. M., për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit", njofton policia.
Ndërkohë dy ekipe zjarrfikësish kanë mbërritur, të cilët po punojnë për shuarjen e vatrës së zjarrit. Me rritjen ndjeshme të temperaturave, terrenet pyjore dhe ato me gjelbërim rrezikojnë të përfshihen nga flakët./ZËRI