LIBRAZHD-Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të diele fshatin Gurshpatë, në bashkinë e Librazhdit, duke rrezikuar sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa terreni i vështirë malor po e bën më të vështirë ndërhyrjen e tyre. Sipas informacioneve paraprake, era e fortë dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të zjarrit, duke e bërë situatën më problematike.
Në terren vijonë punën për izolimin e vatrës, ndërsa deri më tani nuk raportohen dëme në banesa apo persona të lënduar./ZËRI