Aktualitet

Zjarr i madh në Kamëz, shkrumbohen gjatë natës disa biznese

Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme

E.K
Zjarr i madh në Kamëz, shkrumbohen gjatë natës disa biznese
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Një zjarr i përmasave të mëdha, ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm, një ish-magazinë shtetërore në Kamëz. Policia njofton se zjari ka rënë në rrugën "Skënderbej", në ish-magazinën ku ndodheshin dyqane me rroba, fast-food, dhe materiale plastike.


Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet, flakët kanë qenë mjaft të mëdha. Përhapja e zjarrit është ndihmuar dhe nga materialet plastike që ndodheshin në njërin prej bizneseve.


Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 01.07.2024, rreth orës 01:40, në rrugën "Skënderbej", ka rënë zjarr në një ish-magazinë shtetërore, brenda së cilës ka dyqane me rroba, fast-food, dhe me materiale plastike.

Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, së bashku me ekspertët zjarrfikës, po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB