Aktualitet

Zjarr i fuqishëm në fshatin Andon Poçi, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarri eshtë përhapur me shpejtësi ndërsa në terren kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Drejtorisë MZSH Gjirokastër.

M.K.
Zjarr i fuqishëm në fshatin Andon Poçi, rrezikohen banesat dhe
foto nga zjarri

GJIROKASTËR- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën pranë hyrjes së fshatit Andon Poçi në Gjirokastër  duke vënë në alarm banorët për shkak të përhapjes së flakëve pranë zonës së banuar. Situata paraqitet problematike edhe për shkak të afërsisë së zjarrit me një fabrikë uji, e cila ndodhet pranë zonës së përfshirë nga flakët.

Zjarri eshtë përhapur me shpejtësi ndërsa në terren kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Drejtorisë MZSH Gjirokastër. Efektivët dhe mjetet zjarrfikëse po punojnë për izolimin e vatrës dhe frenimin e avancimit të flakëve drejt banesave dhe objekteve pranë.

Aktualisht ndërhyrja e zjarrfikësve vijon ndërsa përmasat e situatës kanë kërkuar angazhim të shtuar të forcave për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB