
BERAT- Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë,në Njësinë Administrative Velabisht në Berat. I favorizuar nga era, zjarri ka përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha. Aktualisht situata është nën kontroll dhe zjarrfikësit janë duke monitoruar vatrat e zjarrit, për të mos lejuar riaktivizimin e tij.
Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katror, me shkurre, ferra e bar të thatë. Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë situata në Llogara vazhdon të jetë problematike me zjarrin që është përhapur duke djegur sipërfaqe të mëdha tokë.