Aktualitet

Zbulohet shtëpi bari në Malësinë e Madhe, 1 në pranga, 1 në kërkim. Nën hetim 5 punonjës të OSHEE-së

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin Xhoni Gjekaj

E.K
Zbulohet shtëpi bari në Malësinë e Madhe, 1 në pranga,
Malesi e madhe

MALËSI E MADHE- Finalizohet operacioni policor i koduar “LED”, për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Kishin përshtatur një banesë dykatëshe, për kultivim të kanabisit, me anë të llambave, vihet në pranga një 23-vjeçar, shpallet në kërkim pronari i banesës.

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se në pranga ka rënë shtetasi Xhoni Gjekaj, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i banesës, Françesk Macoraj.

Po ashtu policia ka vënë nën hetim 5 punonjës të OSHEE-së, të cilët dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Gjatë kontrollit u gjetën të kultivuara 145 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, 64 llampa, 64 rritës energjie dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin.  

Poll

MOS HUMB