Aktualitet

Zbulohet fabrika e drogës në Firence/ Arrestohet i riu shqiptar, era e fortë nga kasollja e nxjerr zbuluar

Hetuesit zbuluan se në kasolle kishte një fabrikë prodhimi droge.

f.t
Zbulohet fabrika e drogës në Firence/ Arrestohet i riu shqiptar, era e
PAMJE NGA FABRIKA

ITALI- Një fabrikë droge është zbuluar në një magazinë në Sesto Fiorentino në Firence të Italisë. Në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, ndërsa raportohet për një drejtues të dytë, shtetas italian dhe menaxher i pronës.  Gjatë operacionit u sekuestruan 729 bimë kanabis dhe 53.3 kg të njëjtës lëndë narkotike të paketuara tashmë dhe gati për shitje. 

Era e fortë e drogës që vinte nga hangari e çoi policinë në hetim dhe prej andej me aksione në zonë në fund të së cilës shqiptari u ndalua teksa ndodhej në furgonin e tij, raportojnë mediat e huaja.

Më pas hetuesit zbuluan se në kasolle kishte një fabrikë prodhimi droge të përbërë nga makineri të shumta që përdoreshin për kultivimin, ujitjen, ndriçimin, lagështimin, tharjen dhe paketimin e marijuanës. Gjithashtu, u sekuestrua një plantacion i përbërë nga 729 bimë kanabisi të rritura në vazo të posaçme të pozicionuara brenda tre serave dhe 53.3 kg. Vetëm tregtimi i lëndës narkotike gati për shitje do të sillte një të ardhur rreth 200 mijë euro për arkën kriminale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB