ITALI-Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e 52-vjeçarit shqiptar në Itali. Artan Kaja u gjet i pajetë mbrëmjen e 7 janarit në në magazinën e një fabrike letrash në Capannori (Lucca), Smurfit Kappa. Bashkëatdhetari është vetëdorëzuar në polici dhe në praninë e një avokati ka pranuar krimin.
“E bëra, nuk më intereson sa është dënimi, dua të paguaj”.
Autori ka treguar për autoritetet italiane se ishte ngjitur mbi një mur të ulët që rrethonte kompaninë dhe kishte pritur Artanin në një zonë të errët dhe të shkretë të fabrikës së letrës ku nuk kishte kamera sigurie. Kur e pa që erdhi 50-vjeçari thotë se tërhoqi këmbëzën, shkruan "Corriere della Sera“.
Në bazë të informacioneve të deritanishme, viktima dhe autori disa javë më parë kishin pasur një debat të ashpër për shkak të punës. Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit./ZËRI