
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri me thika që ndodhi mes tre të rinjve në Kashar në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal përball një pastiçerie dhe të plagosur mbetën dy të rinjtë 18 dhe 20 vjeç, ndërsa autori 19 vjeç. Mësohet se tre të rinjtë kanë qenë shokë me njëri-tjetrin dhe ishin duke pirë alkool së bashku.
Në gjendje të dehur ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe 19-vjeçari i identifikuar si Mandi Qori i ka goditur me thikë. Sherri mes tyre ka nisur pasi 18-vjeçari Eri Driza ka qëlluar Qorin me shpullë dhe ky i fundit ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një thikë.
Ai më pas ka shkuar në vendngjarje ku ka goditur 8 herë me thikë Drizën dhe ka plagosur në krahë 20-vjeçarin me iniciale E.M, i cili tentoi t’i ndante. /ZËRI