Aktualitet

Xhironin 1 mln euro drogë/ Përgjimet çmontojnë organizatën italo-shqiptare, 12 të arrestuar

Policia ka vendosur në pranga të paktën 12 persona të dyshuar, një pjesë e të cilëve janë shqiptarë.

Meri Lika
Xhironin 1 mln euro drogë/ Përgjimet çmontojnë
Foto ilustruese

ITALI- Guardia di Financa ka çmontuar një organizatë italo-shqiptare të trafikut të drogave në zonat e Arezo, Peruggia dhe Siena. Në kuadër të operacionit "Pastrimi", Policia ka vendosur në pranga të paktën 12 persona të dyshuar, një pjesë e të cilëve janë shqiptarë. Por nuk janë bërë me dije identitetet e tyre, por 8 prej tyre u lanë në burg, 2 në arrest shtëpie dhe të tjerët në detyrim paraqitje.

Hetimi për grupin nisi në tetor 2023 dhe i mbështetur nga aktivitetet teknike të kryera me metoda proaktive, kryesisht përgjime dhe filmime. Organizata ishte e specializuar në trafikun dhe shpërndarjen e kokainës, hashashit dhe marihuanës.

Sipas mediave italiane, grupi vepronte në një territor të madh, duke përfshirë Arezzo, Valdarno, Città di Castello të Perugia dhe Montepulciano në Siena.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë 2 persona, një italian dhe një shqiptar, të cilëve iu gjetën në pronësi, përkatësisht në provincën e Sienës dhe Arezzo, një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të llojeve të ndryshme, material ambalazhimi dhe para në dorë për një total prej afro 15 mijë eurosh. Hetuesit kanë konstatuar se të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme mund të arrijnë në rreth 1 milion euro. Grupit iu sekuestruan 2 kg kokainë, 62 kg hashash dhe 17 kg marihuanë./ZËRI

Poll

MOS HUMB