Aktualitet

Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, pamjet nga automjeti ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi

Bardhi është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme, teksa udhëtonte ndërsa pas atentatit makina është përplasur me barrierat e urës.

F.I
Xhami i bërë “shoshë” nga plumbat, pamjet nga
automjeti ku ndodhej Viktor Bardhi

MIRDITË-Automjeti në foto është makina ku u gjet i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi. Xhami para i mjetit Benz shihet i dëmtuar rëndë nga plumbat që janë lëshuar drejt tij. Bardhi është qëlluar me breshëri plumbash në pjesën e përparme, teksa udhëtonte ndërsa pas atentatit makina është përplasur me barrierat e urës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Vrasja u regjistrua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas. Viktor Bradhi, 65 vjeç është vëllai i Martin Bardhit, i cili u vra në një atentat të bujshëm në Rrëshen në shtator të vitit 2023. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, ku përplasja mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite.

Poll

MOS HUMB