Aktualitet

Wesley Clark pas dënimit të Thaçit: I shokuar nga vendimi, nuk pashë prova për krime lufte

Clark i cili ka dëshmuar gjatë procesittha se ai e njeh Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së dhe se ajo që kishte parë gjatë luftës nuk përputhej, sipas tij, me përfundimin e Gjykatës.

M.K.
Wesley Clark pas dënimit të Thaçit: I shokuar nga vendimi, nuk
Wesley Clark

HAGË- Vendimi i Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka sjellë reagime edhe nga ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropën Wesley Clark. Në një intervistë për A2 CNN gjenerali amerikan tha se është i befasuar dhe i zemëruar nga vendimi, duke theksuar se gjatë dëshmisë së tij në proces nuk kishte parë prova që të justifikonin dënimin.

Gjykata Speciale dënoi sot Hashim Thaçin me 25 vite burgim, Kadri Veselin me 18 vite, Rexhep Selimin me 13 vite dhe Jakup Krasniqin me 25 vite burgim. Katër ish-krerët u shpallën fajtorë për akuza për krime lufte ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Vendimi është i shkallës së parë dhe mbrojtja ka paralajmëruar apel.

Clark i cili ka dëshmuar gjatë procesittha se ai e njeh Thaçin dhe drejtuesit e tjerë të UÇK-së dhe se ajo që kishte parë gjatë luftës nuk përputhej, sipas tij, me përfundimin e Gjykatës.

“Jam i shokuar dhe i zemëruar. Unë e njoh Thaçin dhe shokët e tij dhe të gjithë ata që kanë bërë luftën. Unë kam dëshmuar në gjyq, kam thënë se çfarë kam parë dhe e dija se çfarë po ndodhte në Kosovë dhe bashkëpunimin tonë me UÇK-në. Nuk kam parë asnjë dëshmi që të justifikojë këtë lloj vendimi. Fatkeqësisht, Gjykata e dha vendimin e vet dhe kjo do të jetë një rrugë e vështirë në të ardhmen”, tha gjenerali.

I pyetur për kontaktet e tij me Thaçin gjatë luftës dhe nëse kishte vërejtur sjellje që lidhej me akuzat e ngritura në Hagë Clark tha se ishte takuar disa herë me ish-presidentin e Kosovës përfshirë edhe gjatë bisedimeve në Rambuje.

“Unë jam takuar tre herë me Hashim Thaçin gjatë konfliktit dhe në Rambuje. Sigurisht e takova atë kur isha në Kosovë, por UÇK-ja dhe ajo çfarë po ndodhte atje ishte një rebelim kundër një regjimi autoritar. Kishte edhe shumë krime individuale të kryera nga serbë individualë përkundër fqinjëve të tyre shqiptarë”, u shpreh Clark.

Gjenerali amerikan foli gjithashtu për situatën e krijuar mes komuniteteve gjatë luftës në Kosovë, duke veçuar rolin qe kishte pasur Thaçi në raport me popullsinë civile serbe.

“Kishte shumë emocion me njerëz që kishin njohur njëri-tjetrin dhe shqiptarët u ndjenë të tradhtuar nga fqinjët e tyre serbë që kishin jetuar një jetë së bashku. Sigurisht që ishin ndjesi të forta dhe këtë mendova se Hashim Thaçi bëri një punë të shkëlqyer për të ruajtur edhe popullatën e pafajshme serbe, si për ata të cilët ishin mbi lumin Ibër, që i shtyn shqiptarët më poshtë”, tha ai.

Clark tha se kishte pasur shqetësime për zhvillimet e mëtejshme të konfliktit, por theksoi se, bazuar në atë që kishte parë vetë, nuk e konsideronte Thaçin një person që duhej të dënohej për krime lufte.

“Pra, kam pasur shqetësime për më tej, por nuk mund të thosha që Thaçi ishte dikush që të mund të dënohej për krime lufte”, përfundoi gjenerali Wesley Clark./ZËRI

Poll

MOS HUMB