Aktualitet

Vuçiç: Do vij në Kosovë. Sveçla: Pa leje të arrestojmë

Ministri Sveçla tregohet i prerë: Nëse Vuçiç hyn në Kosovë pa leje, arrestohet

D.XH
Vuçiç: Do vij në Kosovë. Sveçla: Pa leje të
Ministri Xhelal Zveçla dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se mund të hyjë pa ndonjë problem në Kosovë, pak para se të marrë “lejen demokratike”. Vuçiç ka thënë se do të vizitojë Graçanicën, por edhe Prishtinën, “sepse populli i tij e pret”.

Do të vij në Graçanicë, madje edhe në Prishtinë. Nuk pyes Kurtin për këto vizita, po vizitoj popullin tim”, ka deklaruar Vuçiç.

Pas këtyre deklaratave, që shumë media në Kosovë i cilësojnë si provokative, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Sveçla tha se nëse Vuçiç hyn në Kosovë pa marrë leje tek institucionet, atëherë ai do të arrestohet.

Nëse Vuçiç dëshiron të hyjë në Kosovë me leje, mund t’i drejtohet kryeministrit të vendit. Nëse nuk dëshiron të marrë leje, atëherë ka punë me mua. Është çështje vendimmarrëse e kryeministrit, nëse ka kërkesë, ai jep leje ose jo. Për pa leje, pastaj dihet se cilat institucione merren me të”, tha Sveçla.

I pyetur nga mediat e Kosovës nëse presidenti serb do të arrestohet nëse hyn pa leje në territorin e Republikës, Sveçla se po. “Pa asnjë dyshim që do të arrestohet. Pse si mendoni ju, se dikush, që është shtetas i huaj, mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës, pa marrë leje?”, ka thënë Sveçla. Sveçla shtoi se nëse Vuçiç do të hynte në Kosovë pa leje, i bie që të mos kesh shtet.

Kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti tha se në momentin që Vuçiç do ta dërgojë kërkesën, do ta analizojë me seriozitetin dhe sinqeritetin e tij më të lartë.

“A e keni parë kërkesën? Kur të na e dërgojë kërkesën, do ta analizojmë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të lartë”, tha Kurti. Hera e fundit që Aleksandër Vuçiç ka qenë në Kosovë ka qenë në vitin 2018. Zyrtarët serbë që duan të hyjnë në Kosovë, do të duhet të pajisen me leje.

Një prej zyrtarëve serb që nuk përfilli lejen ishte Marko Gjuriç. Ai u arrestua nga Policia e Kosovës dhe më pas u dënua për në Serbi. /Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB